ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ndalohet hyrja e 18 kompanive të Autobuzëve Shqipëtar në kufi me Greqinë

Situatë kaotike është krijuar sot në të gjitha pikat kufitare

Situatë kaotike është krijuar sot në të gjitha pikat kufitare tokësore që lidhin vendin tonë me Greqinë, pasi me vendim të qeverisë greke është ndaluar hyrje-dalja e të gjithë autobusëve të 18 kompanive shqiptare që operojnë mes dy vendeve.ndalimi i pasagjerëve shqiptarë dhe kthimi mbrapsht i tyre në kufi është bërë në pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës dhe Tre Urave.Bëhet fjalë për një vendim të posaçëm të nxjerrë nga Ministra greke e Transporteve për 18 kompani që operojnë në linjën ndërkombëtare Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas. Zyrtarisht, deklarata thotë: “Autobusët e transportit të 18 kompanive shqiptare janë ndaluar nga Ministria greke e Transportit që të qarkullojnë mes dy vendeve Shqipëri-Greqi, sepse nuk i kanë plotësuar kushtet e nevojshme për shërbimet e rregullta mes Greqisë dhe shteteve që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

Jozyrtarisht në vendkalimet kufitare, disa emigrantë citonin se vendimi erdhi pasi këto kompani nuk kanë paguar rregullisht takst për shtetin grek sipas detyrimeve të tyre ligjore.

Kompanitë që nga dita e sotme nuk lejohen të transportojnë pasagjerë janë:

Joy Travel, Emigranti Tours, Al Travel, Ahmeti Travel, Saranda Expres, Nelo J. K., Alb Trans, Osumi, Gjirokastra Tours, Likoka Travel, Teros Lines 2009, Zagoria Travel, Kaso, Prifti Tours, Alket Travel, Alba Trans, Vaka Juli Travel, Permeti Expres Lines.
autobuzët e të gjitha këtyre kompanive janë ndaluar në kufi dhe asnjë pasagjer nuk është lejuar që të kalojë nga një vend në tjetrin./Noa/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top