ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ndalohen në Gjirokastër 33 klandestinë

klandestin ne shqiperi

33 klandestinë u arrestuan mëngjesin e së dielës në jug të Gjirokastrës, informoi Policia e Shtetit.

Klandestinët, me prejardhje nga Siria, Afganistani dhe Sudani u arrestuan pranë Luginës së Drinosit, në fshatin Bulo.

Pasi kuptuan se ishin zbuluar prej policisë, grupi i klandestinëve tentoi të largohej dhe i fundit prej tyre u arrestua disa kilometra më tej, në Derviçan.

Kriza greke dhe lufta civile siriane kanë ndikuar në një rritje të madhe të numrit të klandestimëve, që tentojnë të përdorin territorin shqiptar si rrugëkalimit drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Mbi 1 600 klandestinë janë kapur në dy muajt e fundit nga policia e Gjirokastrës, ndërsa mbetet i panjohur numri i vërtetë i klandestinëve që kanë kaluar në territorin tonë

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top