ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ndahet nga jeta humoristi i madh shqiptar Skënder Sallaku

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjecare një prej ikona të humorit, z Skënder Sallaku. I konsideruar si një prej ikonave të humorit shqiptar, aktor Sallaku vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë. Në 10 ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u rëndua së tepërmi. Branda këtij harku kohor ai kreu 3 ndërhyrje kirurgjikale.

Aktori i humorit mbylli sytë në zbardhje të ditës së martë, sot më 11 Shkurt.

Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935, dhe është konsideruar si një nga aktorët tanë të humorit me skece dhe parodi të ndryshme ai e ka bërë publikun shqiptar të qeshë me shpirt.

Aktori është nderuar dhe me titullin e lartë ‘Artist i Popullit’.

Sallaku, njihet dhe si ish-kampion kombëtar në mundjen klasike. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top