Shqip

Nacionalisti Grek i Agimit te Arte vret nje shqiptar ne Korfuz!Boll me!

Pardje ne Korfuz te Greqise, nje 62 vjecar emigrant Shqiptar, Petrit Zilfa, u ther si qen dhe u hodh ne hendek nga nje nazist i Agimit te Arte. Ne mediat greke ka heshtje te plote per kete ngjarje. Policia greke mundohet t’a mbuloje duke bere fjale per sherr banal.

Personalisht jam kercenuar shpesh nga fashistet ne Greqi dhe ishte nje nga shkaqet kryesore qe me beri te ikja nga Greqia. Kjo nuk eshte as vrasja e pare e nje emigranti ne Greqi – jo vetem Shqiptar – as e fundit. Por ne kete moment te paranojes nacionaliste ne Greqi vrasjet dhe sulmet ndaj Shqiptareve (sidomos) por dhe emigranteve te tjere mund te marrin permasa masive dhe vrastare te papara deri me sot.

Pervecese vete emigrantet dhe pjesa anti-fashiste e shoqerise greke duhet te organizohen qe te parandalojne masakren, shteti shqiptar nuk mund te heshte dhe te bej sikur nuk po ndodh asgje.

Eshte bashkepuim me krimin heshtja ne kete rast. Te kerkoje me ngulm nga autoritetet greke sqarimin dhe ndjekjen e ngjarjes. Te sensibilizoje ambasadoret e BE-se ne Tirane ne lidhje me klimen e urretjes (te krijuar dhe te ushqyer cdo dite nga media, kisha, politikane) qe perjetojne emigrantet Shqiptare dhe ne pergjithesi emigrantet dhe pakicat ne Greqi. Te ndaloje menjehere hyrjen ne Shqiperi te cdo individi te lidhur direkt apo indirekt me grupet naziste dhe ultra-nacionaliste greke.

Dhe shpresoj qe Hiresia e tij Anastastasi, qe mund te luaj nje roj paqesor mes dy vendeve dhe qe aq i gatshem ishte te ngushellonte familjen e Kafices, nje talibani me kallash qe urrente cdo gje shqiptare dhe njerezore rreth vetes, te ngushelloje edhe familjen e te ndjerit Petrit Zilfo: nje njeriu paqesor qe u ther si qen vetem per shkak te origjines se tij, sepse nuk mund te pranonte ofendimet e renda te nje nazisti.

Ndryshe, per mua te pakten, eshte nje prift kryekeput i deshtuar dhe hipokrit. Boll me! Basta Ya!

Marre nga profili i Gazmend Kapllanit https://www.facebook.com/gazmend.kapllani/posts/10158709718397524 

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close