ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Mozilla Weekend Tirana

mozilaalbania    Mozilla Weekend, ose pak më në shqip, Fundjava e Mozilla-s, është një event që do tëorganizohet në fundjavën e 8-9 shkurtit për herë të parë në Shqipëri.

 

Eventi do të organizohet nga Komuniteti i Mozilla Albania dhe gjithashtu nga hackerspace Open Labs si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës. Kjo do të jetë hera e parë e organizimit të një eventi të tillë kaq të madh në Shqipëri. Ndërkohë që më përparë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për të promovuar Mozilla-n dhe produkte të Mozilla-s, një fundjavë e tërë e dedikuar vetëm për të në një shkallë kaq të gjerë nuk ka ndodhur më parë. Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetin duke punuar, socializuar dhe ndarë idetë. Gjithashtu ka si qëllim të sjellë njerëz të interesuar në komunitet dhe t’u tregojë atyre për Mozilla-n, në mënyrë që të rritet komuniteti lokal i Mozillianëve.

Aktiviteti do të zgjasë për dy ditë, për 6 orë në ditë, duke filluar që në orën 10:00 të datës 8 shkurt e deri pasditen e datës 9 shkurt. E shtuna paradite do të fillojë me fjalimin e hapjes dhe prezantimin e komunitetit Mozilla në Shqipëri, të gjitha pozicionet e tij, e më pas do të fillojë maratona e prezantimit të produkteve të Mozilla-s si Persona, Lighbeam, Thunderbird, the addons, Firefox OS, e shumë të tjera. Por nuk do të jetë thjesht një event ku të pranishmit thjesht do të dëgjojnë. Aktivitetet përfshijnë edhe trajnime të shkurtra (në formën e prezantimit) dhe shpallje të konkurseve të vogla. Para mbylljes do të zhvillohet dhe një workshop i shkurtër mbi ndërtimni e aplikacioneve për Firefox OS në HTML5 dhe mbyllja do të ketë gjithashtu edhe ndarje të çmimeve.

Prezantuesit nuk do të jenë vetëm shqiptarë por gjithashtu edhe të ftuar nga jashtë Shqipërisë, ndër kontribuesit dhe Representativët më të mëdhenj të Mozilla-s në Europë. Ata do të prezantojnë Mozilla-n dhe projektet e produktet e saj dhe gjithashtu do të jenë trajnerë në workshopet që do të kryhen. Pjesëmarrës mund të jetë çdokush që është i interesuar; të gjithë janë të mirëpritur dhe çdokush do ta gjejë veten në më shumë se një prej seancave të Mozilla Weekend. Eventi do të organizohet në Tirana Ekspres dhe regjistrimi është falas por duhet të regjistroheni në Eventbrite:

www.mozweekend.eventbrite.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top