Shqip

Moti i keq në Greqi, një shqiptar mes të zhdukurve

Vazhdon situata e rënduar e motit të keq në Atikën Perëndimore, pranë kryeqytetit grek, Athinë, ku deri tani kanë humbur jetën 16 vetë dhe 6 të tjerë rezultojnë të humbur.

Mes personave të zhdukur rezulton edhe një shqiptar 29-vjeçar. Petro Spiro Koleci, ishte nisur mëngjesin e të mërkurës për në punë në zonën e Thives në mes të motit të keq.

Automjeti i tij u gjet pak orë më vonë së bashku me çelësat, portofolin e sendet personale te tij. Sipas policisë gjasat për ta gjetur të gjallë minimizohen nga çasti në çast.

Në të njëjtën zonë nga moti i keq janë dëmtuar edhe shumë banesa në pronësi të familjeve me origjinë shqiptare.

 

Burimi http://top-channel.tv/2017/11/17/moti-i-keq-ne-greqi-nje-shqiptar-mes-te-zhdukurve/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top