ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i kërkoi Dhomës së Lartë të Parlamentit që të miratojë një ndërhyrje ushtarake të Rusisë në rajonin e Krimesë.

“Duke parë situatën e jashtëzakonshme që po ndodh në Ukrainë, situatë e cila po kërcënon jetët e shtetasve të Federatës së Rusisë si dhe të Forcave të Armatosura që ndodhen në territorin e Ukrainës, unë propozoj që të përdorim një ndërhyrje ushtarake në territorin e Ukrainës, derisa të stabilizohet situata social-politike e Ukrainës”, -është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin.

Vetëm pak orë pas kërkesës së Putin-it për ndërhyrje ushtarake në Krime, kërkesa e tij u miratua nga Moska zyrtare. Dhoma e Lartë e Parlamentit aprovoi me unanimitet kërkesën për ndërhyrje të armatosur në Ukrainë, me justifikimin e mbrojtjes së Flotës Detare në Krime, si dhe për mbrojtjen e jetës së qytetarëve rusë.

 

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top