ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Mos pranoni shqiptarë në ushtrinë Greke

 

Shqiptarët, maqedonasit dhe turqit

 

Shqiptarët, maqedonasit dhe turqit

nuk duhet të lejohen që të jenë pjesë e ushtrisë greke. Kjo është kërkesa që shtrohet nga disa ish-ushtarakë në pension. Ata bëjnë thirrje për shfuqizimin e ligjit të nxjerrë nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2011, që u lejon shtetasve që kanë nënshtetësi greke të hyjnë në shkollat ushtarake.

 

 

Sipas ish-ushtarakëve në pension, ky ligj shkel nenet 4 dhe 110 të kushtetutës greke. Ata kërkojnë që në rregullin e Ministrisë së Mbrojtjes saktësohet se, shtetasit nga Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, vende të cilat kanë pretendime territoriale ndaj Greqisë, nuk duhet të pranohen në shkollat ushtarake të Greqisë edhe pse mund të kenë nënshtetësi greke.

 

Ish-ushtarakët thonë se me këto vende Greqia ka gjendje lufte dhe pretendime territoriale dhe se marrja e nënshtetësisë greke nuk nënkupton fitimin e ndërgjegjes kombëtare greke. Dhe në rast të përfshirjes së Greqisë në një konflikt të armatosur me një vend të huaj, këta oficerë dhe nënoficerë mund të dezertojnë nga ushtria greke dhe të kalojnë në anë e ushtrisë së vendit të origjinës së tyre.

 

Burimi www.shekulli.com.al

 

SHËNIM NGA ALBANIANS.GR

Janë me dhjetra dhe dhjetra shqipëtarë që morrën nënshtetësinë greke me ligjin 38/38 të cilët këtë moment bëjnë shërbimin ushtarak në ushtrinë Greke. Ushtria greke ka probleme shumë të mëdha në personelin ku në disa njësi luftarake  personeli në shërbim me zor se arrin 50% të ushtarëve e numrit të ushtarëve që duhen për plotësismin e gadishmërisë ushtarake. Shumica e shqiptarëve që shërbejnë në ushtrinë greke bëjnë 3 muaj ushtri dhe lirohen, por ka dhe disa ish emigrant,të kthyer tashmë në qytetarë grek, që kanë bërë 9 muaj ushtri,aq sa është dhe shërbimi ushtarak për qytetarët me kombësi greke. Biles këtë moment ka ushtarë shqiptarë qe kryejnë shërbimin ushtarak në Qipro….

Për këtë kategori me sa duket gjeneralët se kanë problem , sepse nëse oficerët dhe nënoficerët me këmbësi jo greke do dezertojnë, këtë kategori kanë ndrëment në rast lufte ti vendosin në vijën e parë të frontit dhe ti bëjnë mish për top siç themi ne shqiptarët. Sepse përndryshe nuk ka asnjë llogjikë kërkesa e tyre, sepse siç do braktisin frontin oficerët të njëjtën gjë do bëjnë dhe ushtarët.

 

albanians.gr

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top