ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Mos merrni më punëtorë emigrantë. Vetëm grek…

Greqi. “Mos merrni më punëtorë emigrantë.

Greqi. “Mos merrni më punëtorë emigrantë. Këtej e tutje vetëm grek” Ky është dhe urdhëri që u dha në një nga firmat më të mëdha fast food në Greqi.

Siç denoncuan tek albanians.gr vetë disa të rinj shqiptarë, ky urdhër u dha nga drejtori i firmës, në kërkesën e një vajze nga shqipëria, e cila edhe pse punonte vite më parë në këtë firmë, ishte larguar për arsye studimesh. Por ngaqë vera po afron ajo kërkoi sërisht punë në atë firmë. Me  3 vjet experiencë pune në atë firmë, dhe duke dëgjuar se kërkonin punëtor, mendoi se vëndin e kishte të siguruar. Por ja që ndodhi e kunëderta. Me lloj lloj arsyetimesh vajza nga Shqipëria nuk u pranua në punë, por siç mësoi mbas disa ditësh, arsyea e vërtetë ishte origjina e saj.

Shënojmë këtu se firma në fjalë është një nga më të mëdhatë fast food në Greqi me qindra dyqene në të gjithë territorin e Greqisë.

Nuk është hera e parë që e dëgjojmë këtë gjë. Të shumtë janë të rinjtë të cilët ankohen se edhe pse dërgojnë CV, edhe pse përmbushin kriteret e vëndit të punës, si përfundim nuk arrijnë të fitojnë vëndin e punës. Sipas të thënave të tyre nuk gjejnë arsye tjetër përveç origjinës.

Pjesa dërrmuese e emigrantëve kanë me dhjetra vite në Greqi. Zotërojnë shumë mirë gjuhën greke dhe disa gjuhë të tjera, dhe shumica kanë mbaruar universitete greke. Studentët shqiptarë në Greqi, fëmijët e emigrantëve shqiptarë, ose e thënë ndrysh gjenerata e dytë e emigrantëve , janë integruar komplet në shoqërinë greke, dhe e vetmja mënyrë për ti dalluar nga grekët është pashaporta.

Duket se rritja e papunësisë , që ka arritur 30% dhe 60% në moshat nën 24 vjeç, “detyron” pronarët grek ti japin përparësi vëndasëve dhe jo emigrantëve. Me këtë gjest të turpshëm , rracist dhe antiprofesional, disa pronarë, siç është i  firmës në fjalë, mendojnë se kështu e çlyejnë borxhin ndaj Athdheut të tyre dhe bëjnë një gjest patriotik. Duhet të kesh një llogjikë të trashë për të bërë diçka të tillë, dhe sidomos grekët që janë vetë popull që ka emigrauar.

Të të mohohet e drejta e punës, edhe pse je i aftë dhe përmbush të gjitha kriteret, vetëm pse je me origjinë jo greke, është diçka absurte, diçka jo profesionale, që tregon mungesë serioziteti profesional.

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top