ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Mos luaj me fatin tim! Një video sensibilizuese për problemin e toponimeve

Problemi i Toponimeve , një nga problemet më të mëdha që kanë emigrantët shqiptarë në Greqi, mbas disa takimesh ndërministrorë që u bënë mes qeverisë Shqiptare dhe asaj Greke, u la në harresë…

Por vjen regjizorja Alma Zekollari të rikujtoi se ky problem nuk ka gjetur zgjidhje. Me një video shumë të bukur e cila titullohet “MOS  LUAJ ME FATIN TIM”, rregjizorja kalon një mesazh shumë të fortë dhe të qartë.

Duhet menjëherë që kjo çështje të zgjidhet.  Është e patolerueshme që fëmijët të paguajnë gabimet e politikës dhe politikanëve.

Mesazhi në lezandën e videos është shumë domethënës

<<Problemi i Toponimeve…  Sa i gjatë… sa i lodhshmëm… sa i pakuptimtë…
Disa gjëra në jetë, megjithëse të vogla në dukje, shkaktojnë dëme të mëdha në jetën e njërëzve. Viktimat e këtyre ”hollësirave” janë gjithmonë më të pafajshmit… në këtë rast fëmijët tanë.Ata ndihen se janë pjesë e të dyja vendeve, atij të lindjes dhe atij të prejardhjes, por çuditërisht, ua heqën të drejtën e të dyjave, duke i lënë ashtu diku … midis… duke i bërë të pyesin veten me kalimin e kohës, pa mundur të përgjigjen: Unë ku bëj pjesë… kush është vendi im… Përgjigjigjuni ju të rriturit për ta. Vetëm përgjigjuni saktë>>

Do kishim dëshirë të shkruanim shumë për këtë iniciative  por besojmë se video flet vetë.

Dëshirojmë të përgëzojmë regjizoren për punën e saj.

Stafi i Albanians.gr i ka mbështetur dhe do i mbështesë gjithëmonë iniciativa të tilla.

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top