Reagime të ashpra brënda PASOK ka sjellë vendimi i qeverisë të bëj një ndryshim në ligjin e votimeve ku i ndalohet e drejta e pjesmarrjes në zgjedhje të emigrantëve që jetojnë në Greqi.
Para një viti Këshilli i Lartë i Shtetit hodhi poshtë si të antikushtetues ligjin 3838 i ministrit Ragkousi ku ndër të tjera parashikohej që emigrantët e ligjëshëm në Greqi kishin të drejtë të merrnin pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendorë, si votues apo edhe si kandidat për këshilltar bashkiak.
Reagimet kanë filluar brënda PASOK nga ish kryeministri Papandreu i cili me një deklaratë u shpreh se qeveria e sotme po kthehet mbrapa . Ai deklaron se nuk do votoi një ndryshim të tillë.
Nga ana tjetër PASOK shprehet se nëse nuk bëhet një ndryshim i tillë zgjedhjet vendore mund të konsiderohen si antikushtetuese dhe antiligjore. Sipas PASOK duhet të bëhen vetëm ndryshimet e duhura ligjore me qëllim që të sigurohet ligjmëria e zgjedhjeve vendore.
Kështu burime brënda PASOK konfirmojnë se kjo parti do propozoj disa ndryshime me qëllim që mos të përjashtohen emigrantët nga pjesmarrja në zgjdhjet vendore, por njëkohësisht të sigurohet që Këshilli i Lartë i Shtetit të mos i hedhi poshtë zgjedhjet si antikushtetuese.
PASOK do propozoi këto ndryshime.
1. Ti jepet e drejta të marrin pjesë në zgjedhje edhe si votues por edhe si kandidatë minoritarëve grek të Shqipërisë
2. Ti jepet e drejta të marrin pjesë në zgjedhje edhe si votues por edhe si kandidatë emigrantëve që kanë leje qëndrimi afatgjatë(5 vjeçare, 10 vjeçare, aoristu xronu)
3. Ti jepet e drejta të marrin pjesë në zgjedhje edhe si votues por edhe si kandidatë emigrantëve të gjeneratës së dytë.
Sipas rretheve ligjore të PASOK, këto 3 ndryshime nuk rrezikojnë ta kthejnë ligjin në antikushtetues.
Nën presionin e ish kryeministrit Papandreu, PASOK është gati të votoi kundra ndryshimit, dhe të votoi vetëm datën e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër kundra ndryshimit është dhe DHIMAR e cila deklaroi se “Emigrantët që jetojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjëshme në Greqi nuk mund të konsiderohen si qytetarë të kategorisë të dytë. Të gjithë partitë që nuk duan të mbizotëroj politika ultranacionaliste në Greqi, kanë si detyrim të votojnë kundra këtij ndryshimi”
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
