ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Misteri i viktimës së dytë të aksidentit të Sokol Olldashit

Sokol Olldashi udhëtonte vetëm apo ishte në shoqërinë

Sokol Olldashi udhëtonte vetëm apo ishte në shoqërinë

e një personi tjetër kur doli nga rruga mbrëmë pranë Krrabës? Kjo pyetje po ushqen prej orësh një mister rreth tragjedisë për vdekjen e deputetit të PD. Që në momentin e parë pas aksidentit, kur nuk dihej ende asgjë se në të ishte përfshirë Sokol Olldashi, ttë gjithë redaksitë  informatike shqiptare lajmëruan për “aksident të rëndë me të paktën dy të plagosur”. Pastaj u zbulua se makina ishte e deputetit të PD, që në të ishin gjetur dokumentet e tij, që ishte plagosur rëndë, por që nuk njihej identiteti i personit të dytë të plagosur.

 

Gjatë natës u mësua se për fat të keq Sokol Olldashi vdiq dhe se nuk dihej asgjë për gjendjen e të plagosurit të dytë, as emri i tij. Më pas gazetarët mësuan emrin e të vdekurit të dytë: por ishte i gabuar, sepse informacioni fliste për një officer policie shok të Olldashit si viktimë. Por mbas pak u zbulua se informacioni ishte i ganuar. Vetë i përfoluri si viktima e dytë përgënjeshtori lajmin…e vdekjes të tij!

Por një gjë dukej e qartë: Kishte dhe një viktimë të dytë.

Fillon misteri.

Sapo personi i shpallur si viktima e dytë në aksident përgënjeshtron se është viktima e dytë menjëherë nxirret lajmi që si përfundimisht ishte vetëm në makinë i ndjeri Sokol Olldashi.

Por si ka mundësi që për një orë e gjithë Shqipëria dinte që në makinë ishin 2 persona, vetë policia e shtetit deklaron më vonë se si përfundimisht nuk ishin dy por një. O gazetarët nuk dijnë të bëjnë mirë punën e tyre, ose policia e shtetit shqiptarë është rrumpallë dhe se kishte idenë se çbënte ose diçka tjetër po ndodh në këtë aksident dhe kemi një përpjekje të policisë dhe shtetit për të fshehur ngjarjen dhe indentitetin e viktimës të dytë.

Le të marrin disa fakte

Në orën 22.30 policia e shtetit informon se në vëndngjarje kanë shkuar 2 ambulanca dhe një mjet zjarrfikës.

Ora 23:22-Deputeti i PD, Igli Cara konfirmon për News24 se: Po bëhet nxjerrja e trupave. Ka dalë trupi i parë, po nxirret trupi i Olldashit.(burimi www.ballkanweb.com)

Ora 23:40-Nuk dihet ende identiteti i personit të dytë të aksidentuar që udhëtonte me z Olldashi, por të gjithë pranojnë se në makinë kishte dhe një person të dytë.

Ora 23:58-Është hera e fundit që flitet për një person të dytë Në lajme thuhet ” Pesoni i dyte i aksidentuar me deputetin Olldashi ende i paidentifikuar”

Ora 00:33-Policia zyrtarisht pohon se deputeti Sokol Olldashi ka qenë i vetëm në automjet. Nuk behet fjale per person te dyte.

 

Dhe këtu fillojnë  socialnetëorket të cilët kanë nisur të bombardojnë me mesazhe duke treguar se viktima e dytë është një kolege e Olldashit, e cila ishte me të në makinë.

Dëshmitarë tregojnë se mamanë e viktimës së dytë të dyshuar e kanë parë duke qarë mbrëmë në morgun e Tiranës, por më pas është parë të largohet. Një gjë është e qartë, në morgun e Tiranës është transportuar vetëm trupi i Sokol Olldashit.

Redaksia e televizionit AI Report  ka tentuar të kontaktojë personin e treguar dhe familjen, por asnjë informacion: telefoni i mbyllur. Më pas një e afërme përgenjeshtroi kategorikisht për gazetarët e A1Report që vajza e përfolur të ketë vdekur.

Edhe faqja e saj në Facebook gjatë ditës së sotme ka përditësime, madje dhe mesazh per humbjen e Olldashit: “Miku im i dashur nuk e besoj me qe ti nuk je me mes nesh. U prefsh ne paqe”. Biles para disa orësh u hap fjalë që vajza në fjalë do dali në televizjon të përgënjeshtroi thashethemet që ajo është viktima e dytë.

 

Deri tani kemi dy të përfolur si viktima, dhe që të dy janë gjallë…


Ka apo jo viktimë të dytë? Nëse po pse ka një përpjekje kaq të madhe për tu fshehur indentiteti i viktimës? Apo kemi një polici të paaftë dhe ca gazetarë akoma më të paaftë që flasin si kondra pas bregut dhe nuk dinë të bëjnë punën e tyre?

 

 

Për artikullin janë marrë informacione nga

www.shqiptarja.com http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/misteri-i-viktimes-se-dyte-187987.html

www.ballkanweb.com http://www.balkanweb.com/kryesore/1/aksidenti-fatal-humb-jeten-deputeti-sokol-olldashi–makina-ra-20-m-ne-gremine-159803.html

 

LEXONI AKOMA

Lamtumirë Sokol Olldashi Homazhe në Kuvend. Sot ditë zie kombëtare

 

 

 

Ekspertiza: Shkak i aksidentit, humbja e kontrollit


 

 

 

 

 

 

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top