ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Miratohet në Parlamentin Grek Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social

Athinë Greqi. U miratua sot 20 Mars 2014 në Parlamentin Grek, Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social. Ligji u miratua me mbështetjen e Demokracisë të Re, Pasok dhe të Siriza e cila votoi pro disa neneve të ligjit.

I vetmi nen i ligjit i cili nuk u votua është Neni 19 ku parashikohej ndër të tjera  se “të gjithë emigrantët që bëjnë denoncim për ushtrim dhune rraciste ndaj tyre dhe kjo vërtetohet se është një denoncim i rremë atëherë ato do të dëbohen menjëherë nga Greqia”. LEXONI MË SHUMË PËR TEMËN Do dëbohen nga Greqia të gjithë emigrantët që bëjnë denoncime të rreme për dhunë rraciste? Ky nen i cili u bë mollë sherri gjatë gjithë ditës sot në Parlament, u vendos që të votohet javën tjetër.

parlamenti grek

Kështu pra më në fund , mbas kaq muajsh pritje , Kodi i Emigracionit miratohet. Tashmë do duhen përafërsisht 2 muaj që ligji të dali në fletoren zyrtare dhe të bëhet ligj i shtetit Helen.

Me anë të këtij ligji, hapet rruga për Europë për qindra mijëra emigrantë, të cilët ketej e tutje do paisen me Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος) e cila jep të drejtën e punësimit në vëndet e Bashkimit Europian  LEXONI MË SHUMË PËR TEMËN KËTU Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος)

Kjo leje, sipas ministrisë do i japi të drejtën rreth 358.000 emigrantëve të ligjëshëm që jetojnë në Greqi, të punojnë dhe të jetojnë dhe në vënde të tjera të Bashkimit Europian. Hiqen të gjitha lejet dhe kthehen në leje 5 Vjeçare. Nga 50 leje qëndrimi që ekzistojnë sot, ato bëhen 19  LEXONI MË SHUMË PËR TEMËN Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social ?

Dje Albanians.gr paraqiti një speciale ku do mund ta gjeni në këtë link Speciale Albanians.gr Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social në Greqi  dhe aty do keni mundësinë të gjeni të gjithë informacionet rreth parashikimeve të Kodit të Emigracionit. Gjithashtu ditën në vijim do presim dhe publikimin zyrtar të ligjit përfundimtarë që u miratua sot në Parlament

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

LEXONI AKOMA

Speciale Albanians.gr Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social në Greqi

Do dëbohen nga Greqia të gjithë emigrantët që bëjnë denoncime të rreme për dhunë rraciste?

Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος)

Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social ?

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top