Me shumë ndryshime u votua në Komisionin Parlamentar projektligji i Kodit të Emigracionit.
Projektligji u mbështet nga Demokracia e Re, Pasok, ndërsa Siriza deklraroi se do të japë mendimin kur projektligji të kaloi për votim përfundimtarë. Dhimar u shpreh pro projektligjit ndërsa Grekët e Pavarur, Partia Komuniste dhe Agimi i Artë votuan kundër
Zëvëndësministri i Brendëshëm Leonidhas Grigorakos deklaroi se deri në votimin përfundimtarë të ligjit, do pranoi dhe ndryshime të reja që do propozohen.
“Kodi i Emigracionit zgjidh shumë probleme, por nuk i jep zgjidhje të gjithave problemeve të emigrantëve. Nuk do zgjidhim problemet e emigrantëve që ndodhen në gjithë Europën vetëm në një seancë parlamentare. Jemi të hapur në propozime ” deklaroi ndër të tjera zëvëndëministri i brendëshëm.
Koment Albanians.gr për sa i përket qëndimit të partisë kryesore Siriza mbi Kodin e Emigracionit.
Siç doli në diksutimin që u bë të mërkurën në parlamentin grek mes Përfaqësuesëve të emigrantëve dhe organizatave të emigracionit me përfaqësuesen e Siriza në komisionin parlamentarë për Kodin e Emigracionit znj. Vasiliki Katrivanou,
(LEXONI MË SHUMË PËR TEMËN KËTU Diskutim në Parlamentin Grek mes grupit të Siriza dhe përfaqësuesëve të emigrantëve për Kodin e Emigracionit), partia opozitare në thelb është pro Kodit të Emigracionit por dëshiron të bëhen akoma më shumë përmirsime. Sipas znj. Vasiliki Katrivanou për partinë e saj çdo ligj që ndihmon njerëz është i mirëpritur.
Sipas ekspertëve të emigracionit dhe analistëve politik një pjesë e Siriza do votoi pro Kodit të Emigracionit kurse pjesa radikale e kësaj partie është kundra. Biles analistët shprehin shqetësimin se edhe një pjesë e Demokracisë të Re janë kundra këtij ligji. Sipas analistëve ka shumë mundësi ky projektligj të votohet me bashkpunimin e Demokracisë të Re, Pasokut , një pjesë të Siriza dhe Dhimar. Dy partitë opozitare konsiderojnë se ky projektligj është nga më të mirët që ka ardhur ndonjëherë në parlament për sa i përket çështjes të emigracionit. Pra sa pa gjë më mirë të mbështetet kjo përpjekje e qeverisë.
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
Diskutim në Parlamentin Grek mes grupit të Siriza dhe përfaqësuesëve të emigrantëve për Kodin e Emigracionit
Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social ?
