U miratuan dje në Parlamentin Grek, amendamenti i ministrisë së brendshme, në të cilën përfshihen të gjitha ndryshimet e ligjit të nënshtetësisë.
Më konkretisht
- Rritet periudha e qëndrimit të ligjëshëm në Greqi nga 7 në 12 vite. Përpara se emigranti të bëj kërkesë për marrjen e nënshtetësisë greke , duhet të ketë plotësuar 12 vite qëndrimi të ligjëshëm në Greqi
- Emigranti që dëshiron të bëj kërkesë për nënshtetësinë greke,nuk i nevojitet të jetë i pajisur me leje të përherëshme afatgjate, (siç ndodhte deri tani-dhjetvjeçare, epi makron etj) por mund ta bëj këtë kerkesë me çdo leje e vlefshme qëndrimi, me përjashtim të provizoreve.
- Për marrjen e nënshtetësisë për gjeneratën e dytë tashmë mund të bëjnë kërkesë dhe ata persona që kanë ndjekur një shkollë të huaj në Greqi, por që e cila duhet gjithsesi të ketë zbatuar programin grek të arsimit të detyrueshëm.
- Çertifikatat me gabime nuk do të jetë nevoja të korrigjohen me vendime gjyqësore. Ato do të bëhen me një akt të kryetarit të bashkisë.
