Albanians.gr – Η σελίδα της Αλβανικής Κοινότητας Στην Ελλάδα

ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli takon presidentin e Greqisë, Karolos Papulias

Ministria e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli në mbyllje të vizitës së saj dy ditore në Greqi, është pritur në një takim të veçantë nga presidenti Karolos Papulias.Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të ngrohtë dhe miqësore. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si dy vende fqinj nga më të vjetërit në rajon, me lidhje të vjetëra historike dhe tradicionale.
Në mënyrë të veçantë ata ndanë të njëjtin mendim për zhvillimet pozitive të kohëve të fundit që po i japin marrëdhënieve tona një përmbajtje të re cilësore në interes të dy popujve tanë, të stabilitetit dhe paqes në rajon, si një vlerë e shtuar edhe në kuadrin e të gjithë Bashkimit Evropian.
Si presidenti Papulias, ashtu edhe ministrja Kodheli, gjatë bisedës së tyre, prekën edhe disa nga çështjet e axhendës së marrëdhënieve dypalëshe që kërkojnë zgjidhje në frymën e klimës pozitive dhe vullnetit të mirë të dy qeverive tona, siç janë ligji i luftës, delimitimi i detit, nderimi i të rënëve në Luftën Antifashiste, toponimet etj.
Ministrja Kodheli vuri në dijeni presidentin Papulias mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mbi mbledhjen e fundit mes dy qeverive, duke e konsideruar atë si një model i mirë që mund të bëhet mes qeverive të tjera të rajonit tonë. Presidenti Papulias vlerësoi vendosmërinë e qeverisë Rama për reformat brenda vendit dhe vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtarë e familjes euopiane. Shqipëria, tha ai, është një vend evropian, i takon Europës dhe Greqia ka qënë dhe mbetet mbështetësja kryesore për integrimin e shpejtë të saj në BE, në periudhën e presidencës së saj.

burimi www.mod.gov.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top