ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë pret zvministren e Greqisë

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, priti sot në një takim të veçantë znj. Fotini Gjenimata, ministre plotësuese e Mbrojtjes e Republikës së Greqisë, e cila, në krye të një delegacioni, ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.
Gjatë takimit ministrja Kodheli e njohu znj. Gjenimata dhe delegacionin grek me zhvillimet e fundit në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, si dhe me hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për plotësimin e reformave jetike për mbrojtjen.
Nga ana e saj, ministrja plotësuese e Mbrojtjes së Greqisë, znj. Gjenimata, falënderoi ministren Kodheli për pritjen, si dhe shprehu vullnetin e qeverisë greke që marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të jenë të shkëlqyera në fushën e Mbrojtjes, si dy vende partnere në rajon dhe anëtare të NATO. Ministrja Gjenimata theksoi faktin se Shqipëria dhe Greqia kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë faktorë paqeje dhe stabiliteti për rajonin tonë.

kodheli genimata 2
Dy bashkëbisedueset shprehën vullnetin për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si në atë të trajnimit dhe edukimit, sidomos për sektorë specifikë të Mbrojtjes.
Në fund të takimit mes dy delegacioneve u nënshkrua Plani i Bashkëpunimit Shqipëri-Greqi në fushën e Mbrojtjes për vitin 2014.
Po sot, ministrja plotësuese e Mbrojtjes së Greqisë, znj. Gjenimata pati një takim edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

burimi http://mbrojtja.gov.al/index.php/newsroom/390-ministrja-kodheli-priti-ministren-e-plotesuese-te-mbrojtjes-se-greqise

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top