ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ministrja e Integrimit Evropian e Shqipërisë vizitë në Greqi

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha është nisur ditën e djeshme për një vizitë zyrtare në Athinë.

Gjatë kësaj vizite ajo do të zhvillojë takim me Ioannis Tragakis, Zv.Kryetar i Parë i Kuvendit dhe Kryetar i Komitetit Parlamentar për Çështjet Evropiane, me të cilin do të diskutohet mbështetja greke për Shqipërinë në kuadrin e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE në qershor dhe hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu Ministrja e Integrimit Evropian, do të pritet edhe nga Zv.Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Kourkoulas. Me të cilin do të diskutojë pë rmbështetjen e Shqipërisë për marrjene  statusit të vendit kandidat për në BE, pasi Greqia në këtë gjashtë mujor ka dhe Presidencën e bashkimit Evropian dhe roli i saj në bindjen dhe të skeptikëve ndaj Shqipërisë është i madh.

Nuk përjashtohet mundësia që në takimin me zyrtarët më të lartë greke ministrja shqiptare e integrimit Klajda Gjosha të diskutojë dhe në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe si dhe në zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull, mes të cilave dhe ato të toponimeve. Mësohet se jashtë axhendës së bisedimeve nuk do të mbetet as ngjarja më e fundit në burgjet greke ku një i ri shqiptar, pasi vrau një gardian grek, u masakrua deri në humbje jete nga ana e gardianëve kolegë të të vrarit, duke shkaktuar jo pak tronditje në Greqi dhe në Shqipëri, pasi të riut shqiptar i mungonte dhe zemra.

Dhe në këtë kontekst pritet të diskutohet dhe në lidhje me respektimin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi si ura lidhëse mes dy vendeve, por dhe respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top