Shqip

Ministria e Emigracionit po mendon shtyrjen e kohezgjatjes të lejeve të qëndrimit

Mundësinë të shtyhet për disa muaj kohëzgjatja e lejeve të qëndrimit për emigrantët që jetojnë në Greqi, po shqyrton Ministria e Emigracionit. Shtyrja e kohëzgjatjes po mendohet si zgjidhje për shkak se që më datën 18 Janar për arsye teknike është bllokuar sistemi kompjuterik i Ministrisë së Emigracionit dhe që atë ditë është jashtë funksionimit.

Sipas të gjitha informacioneve sistemi do rivihet në funksion javën e kaluar, por njëkohësisht në Drejtoritë e Emigracionit janë mbledhur numër i madh kërkesash.

Rikujtojmë këtu që para disa ditësh, organizata e Emigrantëve Arogi (pjesë e së cilës është dhe Albanians.gr) ka dërguar kërkesë në Ministrinë e Emigracionit për shtyerje e kohëzgjatjes të lejeve të qëndrimit.

Kërkesa e organizatës Arogi

“Kemi hyrë në javën e tretë që në shërbimet e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por edhe të nënshtetësisë, nuk funksionon absolutisht asgjë, për shkak të prishjes së sistemit kompjuterik.

I bëjmë thirrje ministrisë së politikës së emigracionit dhe çdo instance kompetente që të kujdeset për gjithë këta emigrantë që po jetojnë në një regjim pasigurie të plotë dhe të marrë gjithë masat e nevojshme për t’u trajtuar me dinjitet njerëzor çështja e lejeve të tyre të qëndrimit.

Minimalisht kërkojmë:

Nxjerrjen e një urdhëri të ministrit ku t’u jepet shtyrje afati për një gjashtëmujor gjithë lejeve të qëndrimit, pa përjashtim.

Drejtoritë e shtetasve të huaj dhe emigracionit të mbështeten menjëherë me personel shtesë.

Të miratojë shpërblimin e punës jashtë orarit për nëpunësit.

Organizata e emigrantëve “Arogji – Përkrahja”.

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close