Shqip

Ministri Grek i Mbrojtjes “Jo nënshtetësi për fëmijët e emigrantëve në Greqi” VIDEO

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, dhe njëkohësisht kryetari i Grekëve të Pavarur deklaroi sot gjatë një interviste në kanalin televiziv ANT1 , se është kundra dhënjes së nënshtetësisë greke tek fëmijët e gjeneratës së dytë të emigrantëve.

Sipas deklaratës së ministrit:

“Jo nuk pranojmë që fëmijët e emigrantëve, domethënë ata të gjeneratës së dytë, që lindën në Greqi të marrin nënshtetësisë Greke. Përkundrazi ata të gjeneratës së tretë(!!!!) që u lindën këtu, kanë shkuar në ushtri, janë integruar në Atdhe, respektojnë ligjet dhe Kushtetutën, nuk mendoj se do ketë grek apo greke që do ketë problem”

Është një deklaratë tepër serioze nga ana e ministrit dhe njëkohësisht aleat i qeverisë, i cili hedh poshtë deklaratën e bërë, fill mbas fitimit të zgjedhjeve nga ana e Siriza, të zv ministres për emigracionin Tasia Christodhulopulu, se qeveria e SIRIZA do japi nënshtetësi tek të gjithë fëmijët e emigrantëve.

 

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top