Shqip

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vizitë zyrtare në Athinë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku është takuar me homologun Nikolaos Paraskevopoulos.

Gjatë takimit, Manjani ka folur për rritjen e bashkëpunimit për t’iu përgjigjur krimit të organizuar në mënyrë sa më efikase, thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë.
Gjithashtu, dy homologët janë ndalur edhe në nevojën dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar në shërbimin e burgjeve.

Manjani ka shprehur gjithashtu qëndrimin e tij se, “juridiksioni territorial nuk mund të jetë mbrojtje për askënd që i shmanget drejtësisë në të dyja vendet”.

Ai ka theksuar se, “duhen krijuar ura të forta bashkëpunimi për vendosjen e standardeve të përbashkëta ligjore, të cilat duhen zbatuar njësoj edhe në praktikë”.

Gjithashtu, Manjani ka kërkuar edhe një urë komunikimi për unionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dy vendeve, thotë më tej njoftimi zyrtar.

Burimi Top-Channel

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top