ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ministri danez: Ka mundësi të shtyhet statusi për Shqipërinë

Brussels-European-Parliament-building-b
Ministri danez për çështjet e Europës. Nick Haekkerup deklaron  “Statusi kandidat për Shqipërinë do të shtyhet”. Deklarata Nick Haekkerup  është bërë para hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Qëndrimi i Danimarkës është se Shqipëria ka bërë shumë progres por duhet të shikojmë rezultatet në një afat të gjatë përpara se të jepet statusi i vendit kandidat”- ka shpjeguar ministri danez për gazetarët.

Ministri ka shpjeguar se Danimarka është pranë Holandës në lidhje me qëndrim e Shqipërisë  cila sa i takon bllokut të vendeve “skeptike” mund të mbështetet edhe nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe. Në krahun e kundërt ndërkohë gjendet Italia, Austria, Hungeria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Estonia dhe Irlanda, vende të cilat kanë mbështetur kandidaturën e Shqipërisë. Sipas tyre Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga BE, ashtu siç iu shpreh në një letër Lituanisë, e cila morri presidencën e rradhës së BE, si dhe baroneshës Catherine Ashton. Në mungesë të unanimitetit mes 28 vendeve anëtare, e nevojshme për të gjitha vendimet mbi zgjerimin e BE, Këshilli i Ministrave të Jashtëm mund të njohë progreset e shumta të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, por njëkohësisht “mund të vijë me një shenjë të qartë që vendimi të merret në gjashtë mujorin e parë të  2014, raportojnë disa burime.

burimi  http://www.shqiptarja.com/home/1/bruksel-ministri-danez-do-t–shtyhet-statusi-p-r-shqip-rin–191834.html#sthash.5NMuCIgf.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top