ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ministri Bushati Problemi i Toponimve drejt zgjidhjes

Ministri-i-Jashtem-Bushati-Foto-ARKIV-ATSH

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati pohoi dje se Tirana zyrtare është duke negociuar me palën greke për zgjidhjen përfundimtare të problemit me toponimet në pasaportat e fëmijëve shqiptarë, të lindur në shtetin helen.
I ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Bushati tha se një ndër modelet që po ndiqet për të zgjidhur çështjen, është ai i negocimit për një çështje të ngjashme mes Turqisë e Greqisë. “Është një çështje në diskutim e sipër, nuk do të ishte e drejtë, e udhës për mënyrën sesi do të procedohet me adresimin e kësaj çështjeje që unë të jepja detaje më tej por është pjesë e diskutimeve tona në të gjitha nivelet me palën greke”, – konfirmoi Bushati.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top