ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Mimi Kodheli problemi toponimeve drejt zgjidhjes

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka dhënë një intervistë për televizionin AI REPORT ku ndër të tjera është referuar  dhe në vizitën që bëri para disa javësh në Athinë. Sipas zonjës Kodheli, çështjet që u diskutuar me Presidentin e Greqisë z. Karolos Papulias, me Kryeministrin z. Samaras dhe me kolegun e saj Ministrin e Mbrojtjes të Greqisë z Avramopulos ishin problemi i toponimeve, kufirit detarë, varrezave dhe ligjit të luftës.

Sipas zonjës Kodheli problemi që do marrë zgjidhje i pari është problemi i toponimeve.

Lexoni intervistën e zonjës Kodheli për sa i përket vizitës të saj në Athinë. Për të lexuar gjithë intervistën mund të klikoni këtu. http://www.shqiptarja.com/home/1/kodheli-shqip-ria-humbi-shans-pas-refuzimit-t–arm-ve-t–siris–200155.html

INTERVISTA:

Lidhur me vizitën që keni bërë para pak ditësh në Athinë, u takuat edhe me kryeministrin Samaras. Sa i takon çështjeve të hapura me Greqinë. A i keni diskutuar këto çështje me homologun grek apo kryeministrin?
Me kryeministrin grek pata rastin të ndaj një temë mjaft të rëndësishme që është ajo e integrimit evropian. Greqia ka presidencën e radhës dhe me bisedën që pata me kryeministrin grek nuk pati kushte, por thelbi u vu në vijimin e reformave. Me homologun Avramopulos diskutuam çështje që lidhen thellësisht me mbrojtjen dhe politikat e mbrojtjes. Ata nuk kanë rikthyer policinë në kufirin shqiptar, por kanë bërë disa manovra si vend i NATO-s. Çështjet që kanë mbetur pezull midis Greqisë-dhe Shqipërisë u prekën me Presidentin Papulias. U diskutua çështja e detit, e toponimeve, e varrezave greke, si dhe ligjin e luftës. Ligji i luftës është në fuqi, pavarësisht se ka një vendim të qeverisë për të mos u konsideruar. Shikohet një pozitivistet në marrjen në shqyrtim për zgjidhjen e çështjeve. Ne kemi një vendim të Gjykatës sonë Kushtetuese lidhur me çështjen e detit, por ka marrëveshje ndërkombëtare që rregullojnë këto probleme. Toponimet mbeten një problem i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për ligjin e luftës mund të them se vullneti i mirë politik i shtyn gjërat të ndryshojnë.

Flasim për kufirin detar. Çfarë u bisedua?
Shumë shpejt do të nisin ekspertët për të analizuar këtë gjë. Ne e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Një nga gjërat që ne kemi kërkuar me insistim për të mundësuar grupe pune lidhur me toponimet. Besoj se kjo është shumë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë atje. Dhe grupet e punës janë ngritur. Gjërat nuk janë të shkruara njëherë e përgjithmonë por mund të ndryshojnë, dhe për këtë nevojitet vullneti i mirë. Në fokusin tonë sot, toponimet janë një nga diskutimet më të rëndësishme. Por mënyra se si do të veprohet është ende për t’u vendosur. Mund të them se jemi afër zgjidhjes së problemit të toponimeve. Në gjithë këto problematikë me shtetin fqinj besoj se kjo është çështja e parë që do të zgjidhet.

Problemi detar është në interes të përbashkët mes dy vendeve. Greqia kërkonte më parë që negociatat të vazhdonin mbi bazën e marrëveshjes të mëparshme që është rrëzuar. Si do procedohet?
Besoj se konventat ndërkombëtare do të ofrojnë zgjidhjen e drejtë. Për ne e rëndësishme është që territori i Shqipërisë të jetë ai që ka qenë, dhe të respektohen shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Nuk ka ndryshim të kufijve, por bashkëpunim mes dy vendeve, për të mirën e qytetarëve.

Po sa i takon çështjet së varrezave?
Ka dy komisioneve pune për të biseduar edhe për problemin e varrezave, për të rëndë dakord për teknikalitetet dhe mënyrën si do procedohet. Nuk e shikoj si çështje të vështirë, por teknikisht kërkon kohën e saj.

Ju keni bindjen se nga autoritetet greke nuk ka pasur kondicionim për dhënien e statusit kandidat?
Jo.

Burimi www.shqiptarja.com

LEXONI AKOMA

Vangjel Tavo për Toponimet Të respektohet lista që Greqia ka depozituar në OKB

 

Çështja e Toponimeve problem teknik Boll me premtime jepni zgjidhje

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top