Albanians.gr – Η σελίδα της Αλβανικής Κοινότητας Στην Ελλάδα

ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Micheal Schumacher do të dalë nga koma

Pas disa ditësh Michael Schumacher do të dalë nga koma, kjo është ajo çka është bërë e ditur nga mjekët e tij një muaj pasi pësoi aksidentin teksa po bënte ski. Mjekët kanë deklaruar se pas 8 ditësh do të rishihen kushtet e 7 herë pilotit të Formula 1. Që prej datës 29 dhjetor Michael Schumacher qëndron i shtruar në katin e 5 të Spitalit dhe mbahet në koma artificiale që e ndihmon trurin e tij që të dalë nga trauma.

Ai qëndron i shtrirë në krevatin e spitalit i rrethuar nga familjarët e tij ku nuk dëgjon dhe nuk sheh asgjë, por ai nuk është asnjëherë vetëm, pranë tij qëndron gjithmonë gruaja Corinna Betsch, e cila çdo ditë shkon në Spitalin e Grenoble. Mjekët e repartit të reanimacionit kanë vendosur që ta zgjojnë, pasi thonë se ai nuk është më në rrezik për jetën.
Gjatë këtyre ditëve, mjekët i kanë ulur dozat e ilaçeve për të parë se si do të reagojë kampioni i Formula 1 dhe këtë javë fillon faza e dytë ajo që mund ta rikthejë atë në jetën normale.

Problemi i atyre që e kurojnë nuk është nëse do të arrijnë ta nxjerrin nga koma, por me çfarë do të përballen kur ai të hapë sytë.
Dëmet që ka shkaktuar aksideti janë të mëdha: emoragji cerebrale dhe mpiksje gjaku që kanë kapur anën e majtë të trurit të Schumacher, ku neuronet elaborojnë të folurin dhe komandojnë anën e djathtë të trupit.

Do të jetë një rrugëtim i gjatë, një sfidë e vështirë edhe pas daljes së tij nga koma.

 

burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top