ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Merkel sot në Athinë për një vizitë disa orëshe

Sot mbërrin në Athinë për një vizitë disa orëshe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Programi i Kancelares fillon në ora 15:15, kur së bashku me kryeministrin grek Samaras janë ftuar të marrin pjesë në forumin e sipërmarrësve të rinj, që aktivizohen në fusha inovatore, ndërsa më pas do të takojë përfaqësues të bizneseve të vogla e të mesme.

Në 17:30 Merkel do të ketë një takim zyrtar me kryeministrin Samaras dhe më pas do të kenë një konferencë shtypi të përbashkët për mediat greke dhe të huaja.

Qeveria e Athinës e vlerëson vizitën e Merkel një votëbesim në perspektivat e ekonomisë greke. Sipas shtypit, Merkel do të theksojë përpjekjet e qeverisë dhe sakrificat e popullit grek si dhe do të nxjerrë në pah nevojën për reforma të mëtejshme për të vazhduar kursin e rritjes së ekonomisë së vendit.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top