ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Mediat Greke: Po përgatitet arrestimi i Berishës!

Sipas medias greke “VORIA.gr” e cila citon burime nga Tirana zyrtare, qeveria e Edi Ramës po përgatit arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas saj, qeveria ka hartuar një plan që do të çojë në prerjen e një fletë-arresti ndaj Sali Berishës, duke u përqendruar tek akuzat për korrupsion e tradhti ndaj atdheut, lidhur me ngjarjen e 21 janarit, marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi, ngjarjen e 14 shtatorit 1998, korrupsionin me rrugën Durrës-Kukës dhe ngjarjen e Gërdecit.

Media greke citon se me arrestimin e Sali Berishës, qeveria e kryeministrit Rama dëshiron të provojë se është e gatshme për t’u marrë me fenomenin e korrupsionit, duke shtuar se “lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë arsyeja kryesore për dështimin e Shqipërisë për të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”.

berisha sipas mediave greke

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top