Shqip

Me cilën leje qëndrimi munden të punojnë emigrantët në Bashkimin Europian

Me cilën leje qëndrimi nga Greqia mundem të punoj në Bashkimin Europian? Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që na vijnë në emalin e Albanians.gr.

Kriza ekonomike në Greqi, ka prekur më shumë shtresat e ulëta të shoqërisë greke, pjesë e së cilëve janë dhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Gjatë viteve të krizës llogaritet se rreth 80.000 emigrantë shqiptarë (burime të tjera e ngrejnë këtë shifër në 200.000) janë larguar nga Greqia për në Shqipëri ose në vënde të tjera të Bashkimit Europian.

Qëllimi i këtij artikulli nuk është të shpjegoj proçedurat për punësim në çdo shtet të BE , por ti japi përgjigje disa nga pyetjeve më të shpeshta që na vijnë në redaksi. Ky artikull ka si qëllim të informoj emigranët dhe të sqaroj disa keqkuptime që ekszistojnë për “emigrimin ” nga Greqia

  1. Kam leje qëndrimi në Greqi, mund të punoj në Angli (Mbretëria e Bashkuar) ?

Në Angli asnjë emigrantë me çfardolloj leje qëndrimi që mund të ketë, nuk ka të drejtë as të punoj, por as edhe të udhëtoj. Për punësim në Angli është e nevojshme të keni vizë pune,  për vizitë , vizë turistike kurse për studime vizë studimesh. Vetëm personat që kanë nënshtetësi Greke mund të shkojn në Angli për punësim, pushime ose studime pa qënë e nevojshme paisja me vizë.

    2. Cila leje qëndrimi jep të drejtë pune në Bashkimin Europian? 

Me lejen e qëndrimit me qëndrim afatgjatë (Άδεια διαμονής επί μακρών διαμένοντος) jepet mundësia e punësimit në çdo vënd të Bashkimit Europian (përveç Anglisë siç thamë më lart). VINI RE Shumë persona e ngatërrojnë këtë leje me lejen për gjeneratën e dytë ( Άδεια Διαμονής Δεύτερης Γενιάς) që është dhe ajo 5 vjeçare

Por gjithësesi, pavarsisht se mund të disponoj një leje të tillë emigranti duhet të pajiset me leje pune nga shteti i BE që do shkoj.

Të drejtë punësimi dhe qëndrimi në shtetet e Bashkimit Europian jep dhe leje e qëndrimit Bashkëshorti Qytetari Grek, ose Bashkëshort Qytetari Europian. Dhe në këtë rast , kjo e drejtë sigurohet vetëm nëse bashkshorti grek ose europian qëndrojnë në shtetin Europian. Qytetarët me leje qëndrimi shëqërojnë bashkshortët në vëndin e ri Europian.

Për të gjithë tipet e tjera të lejeve të qëndrimit, emigrantët që i disponojnë mund të udhëtojnë ne vëndet e Bashkimit Europian vetëm për vizitë. Ndalohet rreptësisht punësimi.

     3. Kam leje qëndrimi 10 vjeçare, mund të punoj në vëndet e Bashkimit Europian?

Siç thamë dhe më lart kjo nuk lejohet. Për emigrantët që kanë leje qëndrimi 10vjeçare mund ta kthejnë atë në leje qëndrimi afatgjatë (Άδεια διαμονής επί μακρών διαμένοντος). Proçedurën për kthimin e lejes  mund ta lexoni këtu https://albanians.gr/metatropi-adias-diamonis-dekaetous-diarkias-se-epi-makron-diamenontos.html

    4. Me nënshtetësinë Greke mund të punoj në Amerikë , Kanada apo Australi

Për në shtetet e lartpërmendura mund të udhëtosh për vizitë me pasaportën Greke vetëm për 90 ditë. Nuk lejohet punësimi. Për punësim në këto shtete ekzistojnë programe të ndryeshme Për më shumë lexoni këtu https://albanians.gr/mundesi-emigrimi-ne-kanada-per-shtetasit-greke-midis-moshes-18-35.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top