Albanians.gr (Rinia Shqiptare në Greqi) fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare ( dhe cdo person tjeter qe do te argetohet me muzike shqiptare) të festojmë sëbashku Krishtlindjet
2013!
Kur dhe ku do të organizohet mbëmja:
Mbrëmja do të organizohet të hënën më 24 Dhjetor në orën 23.00 tek Salla luksoze ” Arion Polixoros Peristeriou”! Një ambient fantastik me një pamje panoramike të qytetit, që do i japi një tjetër bukuri mbrëmjes sonë.
Ku ndodhemi:
Adresa: Salla ” Arion Polixoros Peristeriou” ndodhet në rrugën ETHNARXOU MAKARIOU 1 & KIFISOU, Peristeri Athinë
Salla ndodhet brenda parkut të kompleksit në katin e dytë! Janë të disponueshëm ashencorë.
Si të vini:
Për ato që dëshirojnë të vijnë me mjetet e transportit publik mund të përdorin Autobuzin, LINJA A13 , ose Trolej LINJA 12. Stacioni ku do ndaloni quhet “Gjefira”.
Një mënyrë tjetër është METRO, stacioni Agios Antonios, Nga stacioni salla është rreth 700m (në drejtimin e Athinës)
Për të gjithë të ftuarit që do vijnë me makinat e tyre mënyra më e shpejtë është të marrin rrugën nacionale Athinë-Lamia dhe sapo te dalin në kryqëzimin e Lenorman dhe të kalojnë urën do ndodhen fiks përballë Sallës ” Arion Polixoros Peristeriou”
Salla disponon parking. Parkingu është falas. Parkingu ndodhet nga ana e Kifisou dhe jo nga ana e rrugës Ethnarxou Makariou.
Çmimet:
Hyrja 10 euro me pije!
Pija e dytë 7 euro! Çmimi i shishes 90 euro (5 bileta + 40 euro)
Për rezervime dhe informacione kontaktoni në
6979489060 (up)
VINI RE MESHKUJT DUHET TË JENË TË SHOQΕRUAR
Ju sugjerojmë të rezervoni tavolinë
Jeni të mirëpritur
