Po vjen fundi i një tjetër viti , me të mira dhe të këqija po lëmë mbas nesh 2014. Festa më e madhe është dita kur bëhet ndërrimi i viteve. Harrojmë dëshpërimet e vitit të kaluar, mbajmë në kujtesë vetëm të mirat dhe shpresojmë viti i ri 2015 të jet një vit me mbarësi dhe shëndet.
Tashmë jemi bërë një komunitet dhe çastet më të rëndësishme i festojmë së bashku!
Ju ftojmë të festojmë së bashku, të argëtohemi, të njihemi, të urojmë njëri tjetërin për Vitin e Ri.
Një mbrëmje që do jetë e mbushur me plot surpriza për pjesmarrësit.
KU DHE KUR DO BËHET MBRËMJA
MBRËMJA DO TË BËHET:
MËRKURËN 31 DHJETOR 2014, ORA 00.30
(30 MINUTA MBAS NDËRRIMIT TË VITIT)
MBRËMJA DO ORGANIZOHET TË MËRKURËN TEK SALLA
» ARION MOSCHATO»
ADRESA: SALLA ARION MOSCHATO NDODHET NË RRUGËN PIREOS 48 MOSCHATO
Si të vini:
Mënyra për të ardhur. Për ata që nuk kanë mjete transporti personal , mund të përdoren mjetet e transporti publik. Treni elektrik dhe ndalesa në stacionin Moschato, nga ku salla Arion ndodhet rreth 100m me tutje, ose me autobuzin 049 i cili ka stacion fiks jashtë sallës (stac.Moschato). Për ata që do vijnë me automjetet e tyre, rruga PEIRAIOS është nga më qëndoret. Për ata që vijnë nga rruga nacionale Athinës Selanik duhet te dalin tek dalja për Pire. Kurse ato që vijnë nga Leoforos Posidonos, duhet te shkojn në Faliro, të kalojn urën e Faliros të dalin në rrugën Pire nga ku salla është gai 1km më lart. Salla ndodhet në drejtimin e Athinës. Parkingu është falas
Mbrëmja është me DJ
ÇMIMET
HYRJA 15 EURO ME NJË PIJE!
Pija e dytë* 8 euro!
Çmimi i Shishesh 110 euro! (5 bileta+35 euro)
Pije jo alkolike 3 euro
Uji 2 euro
Sfinakia 4 euro
*Pije konsiderohet whiski, votka, birra, redbull
REZERVIME DHE INFORMACIONE
6987419091 dhe 6979489060
Ju sygjerojmë të rezervoni tavolinë. Për rezervime tavolinash nuk është e detyrueshme të merrni shishe.
VINI RE: MESHKUJT DUHET TË JENË TË SHOQËRUAR.
Jeni të mirëpritur 🙂
