Rinia në Greqi feston dhe ju fton edhe juve në festën
më të madhe të kombit shqiptarë!
Nëse shqiptarizmi do të ishte fe atëherë muaji i Nëntorit do të ishte muaji i tij i shenjtë. Këtë vit më 28 Nëntor mbushen plot 100 vite nga shpallja e pavarësisë së vendit tonë. Përpjekjet e rilindasve për nje mëmëdhe të pavarur dhe sovran u kurorëzuan më ngritjen e Flamurit Kuq e Zi, në Vlore me 28 Nëntor te 1912 nga Ismail Qemali dhe patriotët e shquar te asaj kohe. Respekt për gjakun dhe djersën e derdhur të heronjve tanë, ne jemi ketu dhe do të jemi për shumë kohë akoma.
JU FTOJMË TË FESTOJMË SËBASHKU ME KËNGË E VALLE SHQIPTARE DITËN E 28 NËNTORIT, DITËN E FLAMURIT, DITËN E 100 VJETORIT TË PAVARSISË SË SHQIPËRISË
Mbrëmja do të organizohet të Shtunën më 24 Nëntor 2012!
Hapja do të bëhet në orën 23.00
Çmimet
Hyrja 12 euro me pije, Shishja 90 euro (5 bileta+30 euro), Pija e dytë 7 euro, Birra 5 euro Gota e verës 5 euro, Pija speciale 8 euro
Mbrëmja do të organizohet tek Club “ONE1”. Clubi ndodhet ngjitur me pistën e Cart në Agio Kosma EElliniko-Athinë! Adresa Leoforos Posidhonos Agios Kosmas Elliniko Athinë
Mënyra për të ardhur:
Me makinë , merrni rrugën Posidhonos për në Glifadha sapo të kaloni urën e Agios Kosmas është pista e Cart , ku do hyni brënda dhe në fund të pistës është parkingu i “ONE1 Club”. Clubi disponon parking me pagesë!
Mënyra më e shpejtë dhe e lirë është me TRAM. Ndaloni në stacionin 2 Agiou Kosma dhe “ONE 1 Club” është 20m nga stacioni! Gjithashtu mund të preferoni dhe autobuzat e linjave A1 A2 dhe të ndaloni po tek i njëjti stacion.
Për të parë hartën klikoni këtu
Telefona per pronotim dhe informacione
6989564225, 6979489060 (UP)
Vini re: Meshkujt duhen të jenë të shoqëruar
Rroftë vëndi i shqiponjave RROFTE SHQIPËRIA
Jeni të mirëpritur 🙂
