ΕΚΔΗΛΩΣΕΙΣ

Mbrëmje rinore shqiptare më 19 Maj. Faleminderit rinia!

Dhe një herë portali www.albanians.gr (Rinia Shqiptare në Greqi) organizoj

Dhe një herë portali www.albanians.gr (Rinia Shqiptare në Greqi) organizoj një mbrëmje fantastike rinore. Kjo  mbrëmje ishte disi e veçantë sepse përmbante dhe program të bukur artistik me disa këngëtarë të cilët kënduan live dhe i dhanë mbrëmjes një notë tjetër artistike.

Këngëtari Alfred Gjini i dha mbrëmjes një tonë romantik por dhe modernë me këngët e tij. Mbas tij erdhi rraperi i njohur shqiptarë Arroganti me intepretim të mrekullueshëm të disa nga sukseseve të tyre. Së fundi këngëtari i muzikës popullore Klodi Lela i cili me muzikën e tij ngriti gjithë sallën në këmbë.

Albanians.gr dëshiron tju falenderoj të gjithë juve që na nderuat dhe një herë me pjesmarrjen tuaj në këtë mbrëmje. Siç e kemi thënë dhe shumë herë të tjera, sado i organizuar të jeshë sado artistë të sjellësh , sado program të bukur të keshë , jeni ju rinia shqiptare që jeni shpirti i vërtetë i mbrëmjeve tona. Dëshira dhe qejfi juaj për muzikën tonë , për vallet tona , për traditat tona na  jep kurajon dhe vullnetin të vazhdojmë. Ju falenderojmë shumë dhe shpresojmë të mbidhemi sa më shpjet!

Falenderim special për kameramanin tonë Martin Grabocka (studio MG)

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top