Nisi ne oren 11:00, ne Prizren, takimi i perbashket mes qeverise se Shqiperise dhe asaj te Kosoves. I pari fjalen ne kete mbledhje e mori Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, i cili e vleresoi kete mbledhje si nje moment per nisjen e punes per te ardhmes se perbashket.
“Une besoj se ekspertet tane do te punojne bashkarisht per shqyrtimin e marreveshjeve tona dhe thellimin e bashkepunimit tone. Qellimi i ketij takimi ka qene zbatimi i marreveshjeve te meparshme dhe forcimi i marredhenieve tona”, u shpreh Thaçi, duke theksuar se marredheniet tregtare mes dy vendeve duhet te jene te forta.
Thaçi vuri ne dukje se rruga e Kombit duhet te jete me efikase per kalimin e mallrave dhe levizjen e njerezve, si dhe theksoi se ndertimi i linjes se interkonjeksionit eshte me rendesi te madhe.
“Ka vullnet politik si ne Prishtine ashtu edhe ne Tirane qe marredheniet tona te jene shembull per te gjithe rajonin”, u shpreh Thaçi.
Rama: Mbeshtetje shqiptareve te Presheves
Me pas ishte kryeministri i Shqiperise Edi Rama qe mori fjalen duke theksuar se kjo nisme eshte pikenisja e nje rrugetimi te perbashket institucional per zhvillimin e Shqiperise dhe Kosoves, forcimin e ekonomise, thellimin e bashkepunimit, pasurimin e jetes kulturore te dy vendeve.
Rama theksoi se kufiri mes Shqiperise dhe Kosoves eshte shume i qarte dhe i patjetersueshem.
“Rruga e re e bashkepunimit qe inaugurojme sot duhet te zgjatet pertej mandateve tona. Perspektiva te reja dhe te ndryshme duhet te jene per dy vendet. Jane 15 perspektiva konkrete bashkepunimi, hapat e para te te cilave do te hidhen ne kete mbledhje historike. Rendesi e posaçme do t’i jepet te drejtave te shqiptareve pertej kufijve tane zyrtare. Kjo mbledhje perfshin nje gjest te mirepritur, ne mbeshtetje te shqiptareve te Presheves. Kjo perpjekje tregon mbeshtetjen e dy qeverive shqiptare per pakicat shqiptare jashte kufijve tane”, tha Rama.
