Mbërrin sot në atdhe trupi i pajetë i ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë dje në Basel të Zvicrës pas një sëmundjeje të gjatë.
Trupi i pajetë i artistes Vaçe Zela do të mbërrijë sot rreth orës 14:00 në aeroportin e Tiranës, ku do të pritet nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Homazhet në nderim të artistes Vaçe Zela do të zhvillohen të shtunën nga ora 10:00-12:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Gjatë homazheve Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Lushnjës në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela do të ulin flamurin në gjysmështizë.
Pas homazheve, arkëmorti do të përcillet për në varrezat e Sharrës.
Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e Kryeministrit, Edi Rama.
Vaçe Zela u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Burimi www.top-channel.tv
