Trupi i Vaçe Zelës, ikonës së muzikës shqiptare, e cila u nda nga jeta mëngjesin e 6 shkurtit mbërriti sot rreth orës 14.00 në Aeroportin e Prishtinës. Trupi do të niset për në Tiranë, ku pritet të mbërrijë rreth orës 17.00
Nesër artistes së madhe do t’i bëhen homazhe dhe do të përcillet për në banesën e fundit.
Ndërkohë që edhe në Lushnjë, qytetin e lindjes së Vaçes, zhvillohen homazhe.
HOMAZHET NE LUSHNJE
Homazhet po zhvillohen në qendrën kulturore që mban emrin e saj. Qindra qytetarë janë të pranishëm në homazhe për të nderuar artisten e popullit.
Ministria e Kulturës dhe Bashkia Lushnje do të ulin flamurët në gjysmështizë gjate homazheve në nderim të veprës së artistes.
Burimi ww.shqiptarja.com
FOTO Qëndra Kulturore Vaçe Zela Lushnje
