ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Masakra në Korçë Autori S’duroja dot ndarjen nga e dashura ndaj vrava 4 veta

Masakër në Korçë. Pasioni ka çuar deri në “çmenduri” një 40-vjeçar, i cili ka ekzekutuar me armë zjarri dy çifte bashkëshortësh. Autori tregon me detaje çfarë ndodhi natën e vrasjes dhe shkakun kryesor që çoi në masakrimin e 2 familjeve, asaj Meçollari dhe Metollari. Është Bashkim Latollari që me pranga në duar tregoi sot në polici detajet mbi ngjarjet që tronditën mbrëmjen e djeshme mbarë opinionin shqiptar.
Dashuria për Danjelën, në prej viktimave ka qenë pikënisja e ngjarjeve tragjike që do të pasonin.
‘Danjelën e doja marrëzisht. Doja të martohesha me të, të bëja fëmijë, dhe ajo duhej të ndahej nga i shoqi. Por, gjithçka u prish nga daja i burrit të saj. I mbushi mëndjen që të prishte marrëdhënien me mua, të rrinte me Belimonin. Nuk e durova dot prishjen e lidhjes dhe ndaj i vrava. Fillimisht vrava Danjelën dhe burrin e saj. Nuk do të toleroja përgjegjësit e ndarjes me Danjelën”, ishin pjesë nga rrëfimi që Bashkim Latollari bëri në polici lidhur me 4 vrasjet në Gjonomadh.

Ngjarja makabre me bilanc 4 viktima ka ndodhur mbrëmjen në fshatin Gjonomadh të këtij rrethi. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku pohuan se viktimat janë bashkëshortët Belimon dhe Danjela Meçollari, përkatësisht 31 dhe 30-vjeç si dhe bashkëshortët Rexhep dhe Valentina Metollari përkatësisht 55 dhe 50-vjeç. Sipas hetuesve të çështjes, autor i vrasjes së katërfishtë është Bashkim Latollari, i cili pas krimit është vetëdorëzuar tek kryeplaku i fshatit së bashku me armën e krimit. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, policia deklaroi se ngjarja e rëndë që tronditi gjithë banorët e zonës është bërë lidhja sentimentale që 40-vjeçari kishte prej disa kohësh me Danjela Meçollarin, nënë e dy fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjec.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top