ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Masakra e Italisë Babai i vajzave: “Sikur ta dija, nuk do ta lija kurrë”

Bashkim Dobrushi, babai i tri vajzave të vrara nga nëna e tyre, është kthyer në Itali për të ndarë pikëllimin me familjen e tij. Ai ka udhëtuar për në Itali me një avion nga Tirana për në aeroportin e Malpensës të dielën.

Policia ka “respektuar dhimbjen” e tij dhe nuk e ka marrë menjëherë në pyetje, proces që është kryer të hënën në mëngjes. Kjo është bërë për të kuptuar situatën mes tij dhe bashkëshortes, që u arrestua të dielën pasi dëshmoi për krimin e tmerrshëm.

45-vjeçari ka qëndruar tek shtëpia e vëllait të tij, pak kilometra larg skenës së tragjedisë, për shkak se ishte në proces divorci nga bashkëshortja, Edlira Dobrushi.

Ka qenë pikërisht vëllai që i ka telefonuar: “Duhet të kthehesh. Ka një problem. Policia thotë se duhet të kthehesh”. Në këtë pikë ai ka pyetur: “Vajzat? Mos u ka ndodhur ndonjë gjë atyre?”

Gjatë marrjes në pyetje, Bashkimi ka përsëritur disa herë: “Nuk duhet t’i kisha lënë vetëm”, por nga ana tjetër wshtw shprehur se, “nuk kishte ndonjë problem mes nesh pas arritjes së një marrëveshje për divorc”.

“Mund të shikoja vajzat e mia të bukura kur të dëshiroja. Por nuk do ta fal kurrë. As nuk do të përpiqem ta mirëkuptoj atë. Për mua tashmë nuk vlen asgjë”, shprehet Dobrushi.

45-vjeçari nuk flet shumë, por tregon vetëm se, është larguar nga Italia të premten në darkë nga Bari, për të folur me familjen për fundin e marrëdhënies së tij me bashkëshorten. Familja e tij jeton në Kukës. Ai do të shkonte atje bashkë me partneren e tij, një vajzë e re, për t’ua prezantuar prindërve.

Bashkimi dhe Edlira kishin dalë para gjykatës më 12 shkurt dhe prej nëntorit ata nuk jetonin më së bashku. 45-vjeçari nisi një lidhje të re dhe gjysma e pagës së tij prej 2 000 euro shkonte për fëmijët.

“Nuk e di”, ka përsëritur ai për rreth tri orë në polici. Tek e fundit askush nuk e di pse Edlira vrau fëmijët e saj. “Ato ishin gjithë forca ime”. Edhe pse Bashkim Dobrushi është i pafajshëm, ai ndien sensin e fajësisë. “Sikur ta dija, nuk do ta lija kurrë.”

Trupat e pajetë të tri vajzave, Simonës, Kejsit dhe Sidnejit pasi t’u nënshtrohet të gjithë ekzaminimeve ligjore, do të kthehen në vendin e prindërve të tyre, si për t’u kujtuar gjithë jetën ata që kanë bërë.

 

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top