ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Masakër në Korçë 4 të vrarë VIDEO

Katër persona u vranë ditën e sotme me plumba kallashnikovi nga një person i vetëm. Masakra ndodhi në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku një person vrau ish-të dashurën e tij, bashkëshortin e saj, si dy persona të tjerë.

Shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë refuzimi i ish-të dashurës së tij për t’u ndarë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se autori i masakrës është arrestuar nga policia.

Autori i kësaj masakre është Bashkim Latollari, i cili ka vrarë Belimon dhe Daniela Meçollarin, 31 dhe 30 vjeç, si edhe Rexhep dhe Valentina Metallarin, në shenjë hakmarrjeje ndaj mosdivorcit të Belimonit dhe Danielës.

Dy të parët janë ekzekutuar nga dritarja e banesës së tyre në sy të dy fëmijëve të mitur, të cilët u kanë shpëtuar rastësisht breshërive të plumbave.

Pas tyre Latollari ka shkuar drejt banesës së dajës së Belimonit dhe ka ekzekutuar atë bashkë me bashkëshorten, të cilët bënë rezistencë për mosdivorcin e çiftit.

Fillimisht u raportua se çifti Meçollari u gjetën të vdekur në aksin rrugor Korçë-Voskopojë pranë fshatit Gjonomadh ku dhe banonin, nga kalimtarë të rastit. Por pasi policia mbërriti në vendngjarje u vërtetua se të dy çiftet janë vrarë në banesat e tyre .

Pasi ka kryer vrasjet autori Bashkim Latollari është dorëzuar te kryeplaku i fshatit dhe ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë. Policia bën me dije se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka kryer krimet.

Veç policisë ngjarja ka ngritur në këmbë edhe Prokurorinë. Prokurori i rrethit Alket Mersini ka shkuar menjëherë në fshatin Gjonomadh.  Ndërkohë policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top