Shqip

Mamaqi dhe Claydee së shpejti me një projekt të përbashkët, një bashkëpunim që filloi tek RINIA

Ai sot është po aq i famshëm në diskotekat dhe klubet e natës në mbarë Europën sa të performuarit në Tiranë duket e pamundur, edhe përtej dëshirës së madhe që ka për të mbërritur në vendin e tij.

Sa herë që vjen qoftë edhe për të takuar miqtë dhe familjarët, përfundon duke performuar në ndonjë klub nate. Në fundjavë ishte sërish në Tiranë. Performoi si Klajdi Lupa, djali që e gjithë Europa e njeh me emrin e artit DJ. Claydee. I lindur në Shqipëri, i rritur në Greqi dhe i njohur sot në të gjithë botën për shkak të këngëve të tij në anglisht, Klajdi nuk e harron vendin e tij dhe të performuarit këtu.

Ashtu sikurse shumë emigrantë të tjerë, të cilët familjet i shpërngulën që në vogëli fëmijët në një vend tjetër për një jetë më të mirë, edhe Klajdi u rrit në Greqi.

Këngët e tij nuk janë në greqisht, por as në shqip. Ai ka zgjedhur që në krye të herës, kur filloi të bëhej i famshëm nëpër diskotekat evropiane me muzikë dance dhe house, që të këndojë në anglisht. Mirëpo, sipas tij, kjo është koha e duhur që të fillojë të këndojë edhe shqip. Këtë na i rrëfen vetë Claydee në një bisedë që realizojmë me të. Ai na tregon se tashmë e ka mbyllur projektin e shumëpërfolur me Faydee, një këngëtar tjetër shumë i famshëm nëpër Europë, dhe është gati të punojë dhe të përmbyllë brenda 3 muajsh edhe një projekt tjetër, por këtë herë në shqip. Si shkoi kjo fundjavë në Tiranë? Keni filluar të vini më shpesh në vendlindje…

Po, është e vërtetë që kam filluar gjithnjë e më shpesh të vij në Shqipëri. Koncertet sa vijnë e shtohen edhe në Tiranë, ndaj tani mund të them se nuk e di saktësisht se sa herë kam mbërritur për të performuar. Di vetëm që sa herë që mbërrij në Tiranë, qoftë edhe për të takuar të afërmit dhe miqtë, përfundoj duke performuar. Gjithnjë kam menduar se shqiptarët dinë të festojnë, por gjithnjë e më shumë bindem se ne bëjmë jetë nate, edhe më shumë se fqinjët tanë. Të rinjtë në Tiranë gjithnjë e më shumë më duken më optimistë. Janë thuajse të gjithë të qeshur nëpër klube dhe nëpër kafene, madje edhe në rrugë. Më vjen mirë që janë shumë të qeshur dhe me shumë humor… Unë ia kaloj shumë mirë kur vij sepse kam dhe shumë shokë.

Prej shumë kohësh ju kemi parë së bashku me Faydee. Qarkullojnë komente se ju do të sillni bashkë një material muzikor. Sa e vërtetë është kjo? Fjalët që qarkullojnë në Shqipëri prej disa kohësh në fakt, janë bërë realitet. Faydee, ai djali i hiteve të verës në Shqipëri dhe unë sapo kemi mbaruar videoklipin e një kënge. Ata që më ndjekin më kanë parë disa herë me të, madje edhe në postimet në faqen time zyrtare, si në Facebook, ku nuk mungojnë fotografitë së bashku në studio.

Në fakt, dje sapo mbaruam dhe videoklipin e këngës, sepse ky bashkëpunim e meritonte edhe një klip. “WHO” është titulli i këngës dhe besoj se e shumta për dhjetë ditë do të qarkullojë edhe në televizione. Këto ditë është transmetuar në radio, por së shpejti edhe me videoklip. Po cili është projekti i radhës? Edhe Ermal Mamaqin e kemi parë në studio së bashku me ju? Edhe me Ermal Mamaqin po… Para pak ditësh, Ermali erdhi në studion time dhe ne filluam të flisnim për realizimin e një kënge.

Në fakt, mund të them se kemi nisur një këngë. Është ende një projekt, që e kam ridëgjuar këto ditë dhe që çdo moment që kalon mendoj se do të bëhet një hit. Ne do të punojmë që për 3 muaj kënga të jetë gati. Madje, besojmë se edhe më herët mund të realizohet. Do të këndoni ju në shqip apo Ermali në anglisht? Duke menduar që Mamaqi është një talent dhe unë e admiroj për çfarë ka arritur dhe për humorin që ka, mendova se do ky do të jetë një bashkëpunim i mirë që besoj se meriton që të ketë dy versione. Edhe unë do të këndoj, shqip. Por, besoj se një version i këngës do të jetë edhe në anglisht. Unë dua që kjo kënga ashtu sikurse edhe shumë këngë të tjera që kam realizuar të transmetohet jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën, edhe në Amerikë madje. Do të kemi sukses me këtë produkt muzikor mendoj.

A do të qarkullojë versioni shqip jashtë Shqipërisë? Po, sigurisht. Edhe në portalin muzikor në YouTube do të jenë të dyja versionet. Jo vetëm Ermali do të këndojë shqip, por edhe unë. E meqenëse prej shumë kohësh unë këndoj në anglisht për të fituar sa më popullaritet, tanimë ka ardhur kohë që të këndojmë edhe në shqip. Mendoj se gjithsesi, gjuha shqipe do të krijojë impakt edhe tek të huajt. Mezi pres të më pyesin: Çfarë gjuhe është kjo? Dhe pastaj të më thonë: Qenka gjuhë e bukur. Por, këtë e bëj edhe sepse u kam dhënë fjalën fansave të mi, ndjekësve të mi në të gjithë Shqipërinë se do të këndoj shqip. Kishte ardhur koha që ta prezantojmë shqipen edhe në diskoteka të huaja. A do të ketë klip kjo këngë?

Po.

Do të ketë edhe një klip për këtë këngë. Kryesisht këngëve për të cilat atribuoj me besim të plotë se do të kenë sukses, unë i realizoj dhe i publikoj që në fillim me videoklipe. Edhe për këtë këngë do të ketë një videoklip dhe dëshira ime është që videoklipi të bëhet dhe në Shqipëri dhe besoj se do të realizohet këtu në vendin tonë. E megjithatë kjo nuk është vendosur ende, por gjithsesi dëshira ime është që shumë prej skenave të klipit të këngës, që do të vijë në bashkëpunim me Ermal Mamaqin të jenë nga Shqipëria. Vit pas viti nga një hit? Si ia bëni të keni gjithë agjendën e verës të zënë, si i ftuar në diskotekat e gjithë Europës? Gjithmonë synoj për më lart dhe për më mirë… Po besoj se suksesi do të vazhdojë edhe ca, pasi përpjekjet e mia janë të vazhdueshme. Sepse edhe unë ndihem mire. E nëse një artist ndihet mirë, arrin të bëjë muzikë të mirë. Një pjesë të madhe të energjisë e marr nga fansat e mi. Janë pikërisht ata, që më japin gjithmonë guxim dhe më shtyjnë për të bërë gjithnjë melodi të tjera, të reja për çdo verë, në fakt për çdo stinë. Pikërisht këto fansa më dërgojnë vazhdimisht mesazhe të papara. Janë në anglisht, në greqisht në shqip. Unë i jap shumë rëndësi atyre.

Përpiqem t’u kthej përgjigjet, ashtu sikurse edhe gazetarëve, edhe të rinjve që duan të bëjnë muzikë. Më bëhet shumë qejfi sidomos nga patriotët e mi, kur shoh se shqiptarët po më ndjekin. Përfshirë këtu edhe juve. Një intervistë në shqip, në Shqipëri për fansat e mi aty nuk është asnjëherë e tepërt dhe e lodhshme për mua. jam i bindur se edhe komentet e atyre shqiptarëve që do ta lexojnë këtë intervistë dot ë kthehen në burim frymëzimi dhe guximi për mua. 40 milionë klikime vetëm për një këngë Claydee (Klajdi Lupa) është producent muzike.

Ai i shkruan dhe i këndon vetë këngët e tij. Është i njohur nëpër shumë vende të botës si këngëtar dhe Dj, që di shumë mirë edhe të kërcejë. Më parë ai ka qenë edhe balerinë i këngëve me ritme latine. Ka jetuar për 6 vjet rresht duke kërcyer muzikë latine çdo ditë. Ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj në Greqi, ndërsa sot ai ka kompaninë e vet diskografike nga e cila publikon edhe këngët e tij.

Çdo këngë e tij e realizuar verën e vitit të shkuar dhe këtë vit ka qenë e destinuar të bëhet hit. Këngët e tij më të mira si “Call me”, e cila mori çmim dhe u dallua edhe në MTV, “Deep Inside”, “Sexy Papi”, “Do It” dhe “Mamacita Buena”, e cila bëri 40.000.000 klikime dhe që ishte kënga që doli për herë të parë nga Greqia për të kaluar të gjitha kufijtë muzikorë të një shteti, janë të gjitha hite, që vijnë nga një shqiptar i quajtur Klajdi Lupa. – See more at: http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=214694#sthash.91eW0dLa.wC020VJg.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top