Shqip

Mal i Zi Bie autobuzi me shqiptarë, vdes një grua

Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Malin e Zi, ndërsa rreth 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur, gjashtë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në orën 18:00 në rrugën Tivar-Ulqin, ndërsa autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë në vendin e quajtur Ura e Mërkotit. Mësohet se në autobusin me targa AA 58 1 JX udhëtonin 53 persona, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilët kanë vizituar Dubrovnikun në Kroaci për Krishtlindje dhe ishin duke u kthyer për në Shqipëri përmes Malit të Zi.

Tridhjetë shqiptarë janë nxjerrë nga autobusi nga forcat zjarrefikese dhe banorët e zonës, duke shpëtuar me lëndime të lehta. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa të plagosurit rëndë janë dërguar në qendrën spitalore në Podgoricë për të marrë ndihmë mjekësore. Shërbimi Zjarrfikës dhe specialistë të qarkullimit ndodhen në vendngjarje dhe pritet të zbardhen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top