Shqip

Maji mbyllet me 55 mijë kërkesa për azil në Gjermani, 3 mijë ishin nga Shqipëria

Maji mbyllet me 55 mijë kërkesa për azil në Gjermani, 3 mijë ishin nga Shqipëria

Ministria e Brendshme e Gjermanisë, sikurse raporton noa.al, konfirmoi se në Maj 2016 janë regjistruar 1095 kërkesa, kurse në prill ishin 1328 dhe në Mars 2016, 976 të tilla.

Sa i përket periudhave pesëmujore rezulton se nga Shqipëria në janar-maj 2015 aplikuan për azil 16250 persona, kurse në janar-maj 2016, 6345 shqiptarë

Berlin, 8 Qershor 2016 NOA.al – Në Gjermani, autoritetet publikuan shifrat e majit, duke bërë të ditur se u regjistruan 55,259 kërkesa për azil.

Shifrat i publikoi Ministria e Brendshme e Gjermanisë, e cila tha të martën se pjesa më e madhe e kërkesave vijnë nga sirianët, afganët dhe irakianët.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi një rritje me 112.6 për qind, thanë zyrtarët e ministrisë, citon noa.al.

Sipas tyre, shifra e lartë është pjesërisht për shkak të intervalit të gjatë kohor midis ardhjes së  migrantëve në Gjermani dhe aplikimit zyrtar për azil.

Vitin e kaluar, autoritetet gjermane kanë regjistruar gati 1.1 milion azilkërkues, të cilët kanë ikur nga lufta ose persekutimi.

Numri i migrantëve të rinj ka rënë në muajt e fundit për shkak të mbylljes së kufijve në juglindje të Evropës dhe në Turqi.

Ndërsa emigrantët nga Ballkani janë në shifra ende të larta. Kështu kanë aplikuar për azil në Gjermani gjatë muajit maj 2016, 2,915 persona kur 3,347 ishin një muaj më parë.

Aplikimet janë bërë nga shtetasit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Këto aplikime janë 5.3 për qind e të gjitha kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë, sikurse raporton noa.al, konfirmoi se në Maj 2016 janë regjistruar 1095 kërkesa, kurse në prill ishin 1328 dhe në Mars 2016, 976 të tilla.

Sa i përket periudhave pesëmujore rezulton se nga Shqipëria në janar-maj 2015 aplikuan për azil 16250 persona, kurse në janar-maj 2016, 6345 shqiptarë. /a.b/noa.al/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top