ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Loteria elektronike e vizave amerikane apo Electronic Diversity Visa Lottery ose Diversity Immigrant Visa Program

Loteria  elektronike e vizave amerikane apo Electronic Diversity Visa Lottery ose Diversity Immigrant Visa Program është një program i miratuar nga kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u bën të mundur marrjen e një karte të gjelbert çdo vit 50.000 njerzve nga vende me përqindje të ulët mërgimi në Amerikë, për të punuar dhe jetuar atje.

 

Kushtet plotësuese për pjesmarrje në loteri

 

Për të marrë pjesë në loteri personi kandidues duhet:

të bëjë pjesë në vendet e zgjedhshme;
të ketë kryer një arsim 12-vjeçar, shkollën fillore dhe të mesme;
OSE të ketë pasur dy vjet përvojë-pune brenda pesë vjetëve, në një punësim që kërkon të paktën dy vjet treinim (ushtrim), ose përvojë plotësimi.
Personat që nuk i plotësojne këto kushte nuk duhet të parashtrojnë hyrjen e tyre në loterinë

 

Ecuria e loterisë dhe shpërndarja e vizave

 

Vizat shpërndahen në një bazë rajonale dhe kombëtare, me çdo rajon që dërgon më pak emigrantë në SHBA në 5 vitet e mëparshme.

Me qëllim për të lejuar ata që nuk ndjekin vizat e mërgimit, zgjidhen në loteri më shumë fitues sesa ka viza të gatshme. Prandaj të qenit i zgjedhur si fitues i vizës nga loteria, nuk garanton një vizë emigrimi në SHBA.

 

Vendet e pazgjedhshëm

 

Pesonat e lindur në ato treva që kanë dërguar më shume se 50.000 emigrantë në SHBA pesë vitet e e mëparshme nuk janë të zgjedhshëm në pjesmarrjen e vizave të larmishme. Për programin e loterisë së vizave për vitin 2008 janë të pazgjedhshme këta kombe : Brazili, Kanadaja, Kina, Kolumbia, Republika Domenikane, El Salvadori, Haiti, India, Xhamaika,Meksiko, Pakistani, Peruja, Filipine, Polonia, Rusia, Korea e Jugut, Britania e Madhe (përveç Irlanda e Veriut) dhe trevat e saj të pamvarura, dhe Vietnami [1]. Periudha e hyrjes në pjesmarrje për loterinë e vizave DV-2008 është nga 4 tetor, 2006 deri me 3 dhjetor, 2006.

Vendet e pazgjedhshme mund të ndryshojnë nga viti në vit, dhe përcaktohen nga numërimi i atyre vendeve që kanë dërguar 50.000 emigrantë në pesë vjet.

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top