ΕΚΔΗΛΩΣΕΙΣ

LIVE Koncert Show me rastin e festave të Nëntorit , i ftuar special ERMAL MAMAQI + LIVE orkestër dhe këngëtare 29 Nëntor @ARION MOSXATO

Albanians.gr ju fton të gjithëve më datë 29 Nëntor të festojmë të gjithë së bashku FESTAT E NËNTORIT, 102Vjetorin e Pavarësisë dhe 70 Vjetorin e Çlirimit. Do organizohet një aktivitet madhështor që asnjë nga ju nuk duhet ta humbisni.

Multishow me muzikë shqiptare LIVE nga të gjitha trevat e Shqipërisë, humor, këngë tradicionale nga jugu, Shqipëria e mesme dhe veriu.

ARGËTIM DERI NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT

I ftuar special ERMAL MAMAQI, i cili me këngët dhe humorin e tij do na bëj të kalojmë një mbrëmje fantastike

Këndojnë Live për ju këngëtarët

Artur Memollari   Lindita Gjoka

 Në armonio Bibi Selmani  dhe Shpetim Malasi ne klarin

Gjithashtu në mbrëmje do jenë të ftuar edhe “Grupi Jehona e Malësisë”të cilët me këngët e tyre, me muzikën dhe veshjne e tyre tradicionale, do i japin një ngjyrë të veçantë kësaj mbrëmjeje.

Ku dhe kur do organizohet mbrëmja

Mbrëmja do organizohet ditën e shtunë 29 Nëntor 2014 ora 23.00 në Sallën ARION  MOSXATO

Adresa Rruga Pireos 48 Mosxato

Mënyra për të ardhur. Për ata që nuk kanë mjete transporti personal , mund të përdoren mjetet e transporti publik. Treni elektrik dhe ndalesa në stacionin Moschato, nga ku salla Arion ndodhet rreth 100m me tutje, ose me autobuzin 049 i cili ka stacion fiks jashtë sallës (stac.Moschato). Për ata që do vijnë me automjetet e tyre, rruga PEIRAIOS është nga më qëndoret. Për ata që vijnë nga rruga nacionale Athinës Selanik duhet te dalin tek dalja për Pire. Kurse ato që vijnë nga Leoforos Posidonos, duhet te shkojn në Faliro, të kalojn urën e Faliros të dalin në rrugën Pire nga ku salla është gai 1km më lart. Salla ndodhet në drejtimin e Athinës. Parkingu është falas

HYRJA-Çmimet

Hyrja 15 euro me një pije.

Çmimi i shishes 110 euro në 5 veta (5bileta +35 euro)

Pija e dytë 7 euro

Rezervime-informacione

Telefonat për rezevime dhe informacione janë

6987419091 dhe 6979489060

 

Do jetë një mbrëmje fantastike….Mos e humbisni

Ju urojmë të gjithëve Gëzuar festat e Pavarësisë.

Rroftë Shqipëria 🙂

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top