ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Liria e medias Shqipëria ngjitet 17 vende

Shqipëria ka ngjitur disa vendeve në Raportin e Lirisë së Medias në raportin e Reporterëve pa Kufinj. Në raportin e publikuar sot, Vendi ynë renditet i 85-ti, 17 vende më lart se vitin e kaluar që ishim në vendin e 102.

Raporti i “Reporterëve pa kufi”, është një indeks që liston rreth 180 shtete për nga mënyra se si zhvillohet treguesi i lirisë së shtypit.

“Zgjedhjet e qershorit 2013 rezultuan në ndryshimin e qeverisë. Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e pastra, që i dhanë fund dy dekadave me histori të komplikuara zgjedhore. Programi i tyre për median shqiptare është ambicioz: hartimi i një legjislacioni të ri që përmirëson transparencën mbi pronësinë e medias, përforcimi i pavarësisë për transmetuesin publik dhe garantim i aksesit të medias në dokumentet shtetërore.

Në tetor të vitit 2013, 11 anëtarët e bordit të transmetuesit publik kishin tejkaluar mandatin me një vit. Kjo jep një ide të shkallës së sfidave me të cilat përballet qeveria e re, e cila aspiron të pranohet si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian,” shkruan “Reporterët pa Kufij”.

burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top