ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ligji për nënshtetësinë dhuratë për Neonazistët apo për Neo-demokratët?

Javën që shkoj  Këshilli i Lartë i shtetit grek vendosi të shpalli

Javën që shkoj  Këshilli i Lartë i shtetit grek vendosi të shpalli

si antikushtetues ligjin 38/38 i njohur ndrysh si Ligji Ragusi, i cili lehtësonte proçesin e dhënjes të nënshtetësisë tek emigrantët si dhe lejonte një pjesë të tyre të merrnin pjseë në zgjedhjet lokale ose si zgjedhës(votues) ose si kandidat për këshillin bashkiak.

 

Por akoma pa u shkruajtur mirë vendimi i këshillit të lartë të shtetit, kryeministi grek u nxitua dhe dha urdhër të pezullohen të gjitha këkresat e nënshtetësisë, dhe të përgatitet një ligj i ri i cili parashikon procedura më të rrepta për dhënjen e nënshtetësisë tek emigratët që ndodhen në Greqi.

Ky nxitim shkaktoj reagime të forta si  brenda kualicionit qeveritar në atë pikë që të rrezikohet qeveria, DHIMAR dhe PASOK janë shprehur kundra ndryshimeve të ligjit, dhe kur projektligji i ri të vij në Parlament këto dy parti do kenë probleme me grupet e tyre parlamentare, sepse do i kërkohet (Sidomos PASOK) të hedh poshtë një ligj që ato vetë sollën kur ishin në pushtet, si dhe partive të majta Siriza dhe KKE.

Nxitimi i kryeministrit grek solli dhe reagimin e Ministrit të Drejtësisi, Antoni Rumelioti i cili dhe ai u shpreh kundra ndryshimeve të ligjit për nënshetësinë dhe biles ai deklaroj se ky ligj furnizon rracizmin dhe Agimin e Artë!

Shumë organizata emigrantësh (përveç organizatave shqiptare që merren  me festimet e pavarsisë 10 ditë para pavarsisë!!!) reaguan shumë ashpër sapo u bë publik vendimi i kryeministrit grek! Të gjithë me një zë akuzojnë kryeministrin për rracizëm dhe se më këto lëvizje  i bën një dhuratë të çmuar “Agimit të Artë”.

Por lëvizja e kryeministrit grek është komplet një lëvizje politike e cila sigurisht nuk synon të përballoj “problemin Nënshtetësi tek emigrantët”. Sepse 155 emigrantë që kanë marrë nënshtetësinë greke mbrenda 2 vjetësh nuk mund të konsiderohet problem dhe as “humbje të gjakut të shenjtë helen” siç shprehet dhe “Agimi i Artë”

Lëvizja e kryeministrit Samara kishte 3 qëllime

Qëllimi i parë ishte  se me pezullimin e ligjit për nënshtetësinë Samaras mbante premtimin që kishte dhënë para zgjedhjeve tek elektorati i tij për heqjen e ligjit 38/38. Vendimi i Këshillit të Lartë erdhi si “dhuratë nga qielli” për Samaran sepse i zgjidh duart dhe justifikon këtë lëvizje para partive të kualicionit si dhe partive të majta.

Qëllimi i dytë ishte se me pezullimin e ligjit Ragusi , Samaras shpresonte të afrohej me “Grekët e Pavarur” të Pano Kamenos , i cili që në krijimin e partisë është shprehur kundra ligjit të nënshtetësisë. Dhe në fakt disa dit pas vendimit të Samaras, shtypi grek bëri një zhurmë shumë të madhe rreth kësaj teme. “Ligji për nënshtetësinë i sjell me afër” ishte titulli i disa gazetave të përditëshme greke.

Qëllimi i tretë dhe më i rëndësishëm është që me këtë livizje kryeministri grek synon të ndaloj lëvizjet e elektoratit nga Demokracia e Re , për tek Agimi i Artë dhe tek Grekët e Pavarur. Ashtu siç bëri paraardhësi i tij Kostas Karamanlis në 2007 , që kur pa rritjet e përqindjeve të LAOS , organizoj menjëherë disa operacione fshesë kundër emigrantëve dhe urdheroj të organizohenin kampe përqëndrimi për emigrantët e paligjëshëm.

Pra në thelb pezullimi i ligjit 38/38 nuk është dhuratë e kryeministrit tek Agimi i Artë, por e kundërta, është dhuratë për Demokracinë e Re dhe përpjekjen e ndalimit të rënjes të saj.

 

Gaston Sanxhaku për Albanians.gr

 

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top