ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Libri i ri i Gazmend Kapllanit: “Më quajnë Europë”

  Gazmend Kapllani, gazetari e shkrimtari i njohur që jeton prej gati 20 vitesh në Athinë, takohet me publikun çdo javë nëpërmjet rubrikës së tij te gazeta Ta Nea.

  Gazmend Kapllani, gazetari e shkrimtari i njohur që jeton prej gati 20 vitesh në Athinë, takohet me publikun çdo javë nëpërmjet rubrikës së tij te gazeta Ta Nea.

Por në këto ditë, në raftet e librarive është vendosur libri i tij i dytë, me titull “Më quajnë Europë”, që ashtu si dhe ne librin e mëparëshëm (tepër të sukseshëm) “Ditar i vogël kufijsh”, ndërthuret përsiatja e publicistit për çështjet më të rëndësishme të aktualitetit, me fantazinë e shkrimtarit.

Një përmbledhje të gjithë filozofisë që elaborohet në faqet e veprës së re të Kapllanit, ka bërë shtëpia botuese Livanis, në prezantimin e librit:

“Si është e mundur që duke shkruajtur në një gjuhë që nuk e ke amëtare, të flasësh për Athinën, Europën dhe dashirinë? Si mundet që, duke shkruajtur për fjalë të panjohura greke të përfundosh tek Kostas Tahcis, shqipja dhe seks-kinematë e Omonias? Si bëhet që, duke shkruajtur për një udhëtim në Shqipërinë e të ardhmes, gjendesh të flasësh për një refugjat kinez në Londër? Si mundet që ndërsa shkruan për emigrantët, përfundon tek Marksi, ateizmi dhe disqet fluturues? Si ndodh që duke shkruajtur për gjuhën e ëndrrave, flet për Ballaninë dhe Shën Sofinë? Si ndodh që duke shkruajtur për kombe dhe ideologji, përqëndrohesh te kjo qenie ilaro-tragjike që quhet njeri? Si bëhet që duke shkruajtur për dëshpërimin përfundon tek shpresa? Si ndodh që ndërsa shkruan për të Tjerët, befas zbulon se po flet për veten?

Në librin “Më quajnë Europë”, e nesërmja bashkëjeton me të sotmen, realizmi cfilitës me absurdin magjik, ironia me dashurinë, Perëndimi me Lindjen dhe realiteti me mitin…

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top