ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Librazhd nëna mbyt foshnjen 6 javëshe

Shënohet një ngjarje tragjike në . Një nënë e re ka mbytur me jastëk foshnjën e saj 6 javëshe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kutërman komunën Qendër të Librazhdit, ku 24-vjeçarja Oriola Lleshi e cila jetonte te familja e burrit, mbyti me jastëk djalin e saj vetëm 6 javësh S.Lleshi.

24-vjeçarja e cila jetonte në familjen e burrit, që ishte emigrant në Greqi e ka kryer krimin në banesë në një moment që ndodhej vetëm, ndërsa më pas ka njofuar të afërmit për vdekjen.

Sipas policisë, dyshohet që gruaja të ketë rënë në depresion pas lindjes. Mësohet se gruaja dhe bashkëshorti i saj kishin zënka të shpeshta pasi burri i saj kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës.

Fillimisht ajo kishte deklaruar në polici se fëmija është mbytur teksa po merrte gji, por ekspertiza në policinë e Librazhdit ka dalë në konkluzion se foshnja dy muajshe është mbytur me jastek. 24-vjeçarja e vendosur përballë fakteve ka pranuar krimin, ndërsa ka dëshmuar se e ka vrarë djalin në gjendje depresioni.

Vijojnë hetimet për  zbulimin e motiveve të këtij akti ekstrem.

burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top