Përdhunon nënën e tij në mesnatë, vihet në pranga Astrit Miska, 27 vjeç. Ky person akuzohet se, rreth orës 01:00 të mëngjësit të sotëm ka përdhunuar nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dardhë të Komunës Hotolisht në Librazhd.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, denoncimi është bërë gjatë ditës së sotme në Komisariatin e Policisë së Librazhdit, nga gruaja 54-vjeçare me inicialet S. L.
Në denoncimin e bërë në polici, 54-vjeçarja ka deklaruar se gjatë mesnatës rreth orës 01:00 të ditës së sotme djali i saj, Astrit Miska, ka hyrë në banesë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Edhe pse gruaja 54-vjeçare kishte kundërshtuar, nuk kishte mundur që të ndalonte djalin.
Pas marrjes së denoncimit, efektivët e policisë së Librazhdit kanë vënë në pranga të akuzuarin, Astrit Miska, ndërsa është bërë edhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje.
Aktualisht dosja i ka kaluar Prokurorisë së Librazhdit për akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”.
Burimi www.shqiptarja.com
