Shqip

“L’Express” Shqipëria Perla e Ballkanit E treta ndër destinacionet e 2015

“Shqipëria cilësohet ‘Perla e re e Ballkanit’ dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjoze franceze L’Express”, bën me dije Rama në një postim në rrjetin social Facebook

E, në fakt, shkrimi kushtuar destinacioneve turistike për këtë sezon veror, e përshkruan Shqipërinë me plazhe të bukura si në fqinjin tonë jugor, Greqi, vend me liqene dhe male si Zvicër, fshatra të futur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Duke theksuar se historia shqiptare është mjaft interesante, revista shton me tej se riviera e mrekullueshme, çmimet e favorshme, hotelet mikpritëse janë arsye shumë e mirë që turistët t’i drejtohen vendit tonë për të kaluar këtu pushimet e tyre.

BURIMI www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top