Shqip

Lëkundje tërmeti në Greqi, dridhet Athina dhe disa ishuj

Lëkundje tërmeti në Greqi, dridhet Athina dhe disa ishuj

Instituti Gjeodinamik në Athinë ka regjistruar një lëkundje tërmeti në orën 16 e 37 minuta, me orën lokale, me fuqi prej 4.1 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është përcaktuar në zonën detare pranë ishullit Evia, rreth 100 km në veri-lindje të Athinës, në një thellësi prej vetëm 5 km, ndaj dhe  tërmeti është ndjerë shumë në të gjitha zonat e kryeqytetit grek.

Fenomeni po ndiqet me kujdes nga sizmologët pasi prej mëngjesit, para goditjes më të fuqishme janë regjistruar edhe katër lëkundje të tjera në të njëjtën zonë me fuqi nga 2.9 deri në 3.5 ballë të shkallës Rihter.

/ Top Channel

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top